Ministrja Balluku në ministerialin Botëror për Sigurinë Rrugore, angazhime në uljen e aksidenteve

Ministrja Balluku në ministerialin Botëror për Sigurinë Rrugore, angazhime në uljen e aksidenteve

Shqipëria ka bërë një progres të konsiderueshëm në fushën e sigurisë rrugore, ku në 6 vitet e fundit numri i aksidenteve rrugore është ulur me 22%, ndërsa numri i viktimave në 10 vitet e fundit është ulur me 36%. Kjo u vlerësua gjatë ministerialit të 3-të Botëror për Sigurinë Rrugore në Stokholm, ku mori pjesë dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Në uljen e aksidenteve rrugore kanë ndikuar reformat e thella të ndërmarra nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor për forcimin e kritereve në procesin e trajnimit dhe të testimit të drejtuesve të mjeteve si dhe ARRSH në eliminimin e pikave të zeza në akset rrugore, projekt ky i mbështetur nga Banka Botërore. Kjo u vlerësua edhe gjatë ministerialit të Stokholmit dhe në takimin që  ministrja Balluku ka zhvilluar me përfaqësues të Bankës Botërore. Gjatë takimit është diskutuar dhe projektin ambicioz i Qendrës së Monitorimit të Trafiku, por dhe projekte të tjera, të cilat do të ndikojnë në përmirësimin e kushteve të sigurisë rrugore.

Ministeriali për Sigurinë Rrugore zhvillohet një herë në pesë vjet dhe i fundit është zhvilluar në 2015 në Brazil. Në konferencën e Stokholmit morën pjesë 1700 delegatë nga 140 vende të ndryshme të botës. Ministeriali i Stokholmit u hap solemnisht nga mbreti i Suedisë, Carl XVI Gustaf dhe ministri suedez i Transportit dhe në të u miratuar një plan veprimi prej 18 pikash, për të reduktuar me 50% fatalitetet dhe dëmtimet nga aksidentet rrugore, gjatë dekadës së ardhshme.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!