Ministrja Britanike: Shqipëria
nuk mund të bashkohet me BE

Ministrja Britanike: Shqipëria<br />nuk mund të bashkohet me BE
Theresa May, Ministrja e Brendshme e Britanisë tha dje se vende të tilla si Shqipëria, Mali i Zi, Serbia dhe Turqia nuk mund të bashkohen me Bashkimin Evropian.

Ajo e argumentoi qëndrimin e saj duke i cilësuar këto shtete “si të varfra, me probleme serioze të krimit të organizuar, korrupsionit dhe ndonjëherë edhe me terrorizmin”, raporton BBC.

“Duhet të pyesim nëse është vërtet e drejtë që BE duhet thjesht të vazhdojë të zgjerohet duke u dhënë anëtarëve të rinj të njëjtat të drejta me themeluesit e unionit”, thotë May.

Një tjetër konservator, pro daljes së Britanisë nga Bashkimi Evropian, Lain Duncan tha se mbësht deklaratat e ministres së Brendshme.

“Sekretarja për Punët e Brendshme ka të drejtë që shqetësohet nga vende të rrezikshme si Shqipëria apo Turqia që mund të lejohen të hyjnë në BE. Nëse këto vende lejohen të bëhen pjese e BE-së, ata do të jenë një rëndesë më shumë për sistemin tonë të mbrojtjes për shkollat dhe shtëpitë tona. Është vetëm një rritje e rrezikut të shtimit të kriminalitetit dhe terrorizmit në rrugët tona,” tha ai.

“Pas kësaj deklaratë të Sekretares, May, a nuk duhet të dalë kryeministri dhe të shpjegojë nëse është dakord me qëndrimet e ministres së tij të Brendshme? Nëse ai nuk e bën këtë, duhet të shpjegojë qartë pse nuk pajtohet”, shtoi Smith.

Mediat britanike shtrojnë pyetjen nëse pas këtyre deklaratave,  kryeministri David Cameron do të vërë veton për anëtarësimin e këtyre vendeve në BE.

“A do të vërë veton kryeministri për zgjerimin e Bashkimit Evropian me Shqipërinë, Maqedoninë, Mali e Zi, Serbinë dhe Turqinë në të gjitha rrethanat”, shkruan The Guardian.

Kujtojmë se Britania është në fushatën e referendumit lidhur me daljen ose jo nga BE.

Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Eduard Zaloshnja: Votat e emigrantëve, shpresa e fundit e opozitës?

Eduard Zaloshnja: Votat e emigrantëve, shpresa e fundit e opozitës?