Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca në takimin e mbrëmshëm me Shtabin e Emergjencës, në zyrën e Prefektes së qarkut Shkodër, Majlinda Angoni, mbi situatën e shkaktuar nga reshjet në këtë qark, deklaroi se, “Ekipet e Drejtorisë së Ujitjes dhe Kullimit dhe strukturat përkatëse janë në terren dhe gatishmëri të plotë non-stop, për menaxhimin e situatës së krijuar”.
Ministrja prej mëngjesit të së dielës, bashkë me ekipin e Ministrisë dhe grupet e punës, monitoroi nga afër dy hidrovorët e rëndësishëm që janë në rajonin e Shkodrës, atë të Vilunit dhe Çastit.
Krifca tha se “Situata në hidrovorë është në kontroll të plotë. Puna aty vijon normalisht dhe stafi bashkë me ekipet e punës janë aty. Nuk kemi mungesë të energjisë elektrike dhe jemi në kontakt me OSHEE-n për furnizimin pa ndërprerje me energji elektrike të hidrovorëve. Puna në hidrovorë vijon me tërheqjen e ujit nga toka”.
Ministrja informoi se bashkisë së Vaut të Dejës, i është vënë në dispozicion një eskavator për një ndërhyrje në zonë, teksa theksoi se, “të gjitha mjetet që kemi në dispozicion janë në gatishmëri për çdo situatë që paraqitet”.
Krifca tha se, kemi marrë masa dhe janë në gatishmëri të plotë edhe Drejtoritë e Veterinarisë, nëse do të ketë nevojë për lëvizjen e blegtorisë, apo për të asistuar blegtorët në rast nevoje.
Krifca, në mbledhjen e Shtabit të Emergjencës, ku ishin të pranishëm përfaqësues nga të gjitha institucionet e linjës, tha se Prefektura dhe pushteti lokal janë në bashkëpunim dhe një bashkërendim të punëve për të përballuar me kurajo çdo situatë që paraqitet nga moti me reshje të dendura.
Lajmi kryesor:
Moti i keq/ Përmirësohet situata në Lezhë e Shkodër! Mbi 4 mijë hektarë tokë e qindra banesa nën ujë! Janë evakuuar 318 banorë (Video)
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.9%
-
I keq
22.3%
-
As i mirë as i keq
32.8%
Vota total: 1638
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Shkodra Elektronike' fitoi Fest 63, kryetari Beci mirëpret këngëtarët në ambientet e bashkisë
26 Dhjetor, 14:31
-
Shkodër/ Orteqet krijuan probleme në rrugët Qafë-Thore-Theth, hapen të gjitha akset problematike (VIDEO)
26 Dhjetor, 10:00
-
Eduard Zaloshnja: Gjykata kushtetuese vs. realiteti elektoral
26 Dhjetor, 09:59
-
Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren (VIDEO)
26 Dhjetor, 09:38
-
Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër
25 Dhjetor, 21:24
-
Sondazhi/ Rezultati në Shkodër nëse do votohej sot, garë e fortë PD-PS, socialistët më të preferuar në Shqipëri, demokratët në emigracion
25 Dhjetor, 21:22
-
Pushimet e shqiptarëve për festat e fundvitit, agjentja turistike për Report Tv: Vjena e Budapesti të preferuara! Egjipti më i vizituari këtë vit
25 Dhjetor, 15:50
-
Ballkani nën stuhi të forta bore
25 Dhjetor, 12:44
-
Magjia e Krishtlindjeve në Shkodër, qytetarët shijojnë koncertin festiv para Bashkisë
25 Dhjetor, 12:10
-
‘Dhuratë zemre për Krishtlindje!' Gjimnazistët e Yzberishtit festojnë me fëmijët jetimë në Shkodër
25 Dhjetor, 11:06
-
Fushë-Arrëzi dhe Vau i Dejës kremtojnë Krishtlindjet me mesazhe shprese dhe paqe
25 Dhjetor, 11:00
-
Shkodër/ U plagos me armë zjarri, vihet në pranga 24-vjeçari pasi dha kallëzim të rremë! Autori ende në kërkim
25 Dhjetor, 10:58