Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimet e paralajmëruara për rritjen e pagave. Ministrja e Ekonomisë Delina Ibrahimaj ka bërë me dije se qeveria mori vendimin që të rrisë edhe pagat e punonjësve mbështetës të administratës publike. E pyetur se ku po i marrin paratë për rritjen e pagave, ministrja e Ekonomisë tha se fondet janë parashikuar të mblidhen nga rritja e të ardhurave dhe nga rialokimet e brendshme. Sipas saj, synimi është që të ulet borxhi dhe deficiti.
“Miratuam një projektligj të rëndësishëm, konkretisht për përcaktimin e pagave. Sot kemi filluar dhe miratuar disa projektvendime për rritjen e pagave për sektorin shëndetësor, arsimor dhe sigurisë, konkretisht për policinë e burgjeve, gardën dhe zjarrfikësit. Në zbatim të vendimit të marrë më parë, nga 1 prilli do të rriten edhe pagat e punonjësve mbështetës të administratës publike.
Kjo rritje do të jetë e ndarë në 2 faza. Pra rriten me pagat e vitit 2023 ndërsa do të ketë rritje edhe në vitin 2024. Kostoja vjetore e cila e plotë do të jetë për vitin 2025 e rritjes së pagave është në nivelin 38 miliard lekë. Këto fonde janë parashikuar që të mblidhen qoftë nga rritja e të ardhurave, qoftë nga rialokime të brendshme. Ne do të vijojmë të ulim borxhin dhe deficitin duke ofruar qëndrueshmëri fiskale. Për 2023 kishim parashikuar politikë të rritjes së pagave dhe kishte vlerë 2.4 miliard lekë që prekte arsimin, shëndetësinë dhe IT. Rritja e pagave vjen edhe si pasojë e krizës inflacioniste, pra janë disa zëra të parashikuara në buxhet që akomodojnë rritjen e pagave dhe koston shtesë të parashikuar për këtë vit”, tha Ibrahimaj.
Nga rritja e pagave do të përfitojnë punonjësit e shëndetësisë, arsimit, punonjësit e Policisë së Shtetit, punonjësit e Policisë së Burgjeve, si edhe Garda e Republikës.
Tabela e ndryshimit të pagave
PAGA MESATARE ishte 563 euro- Bëhet 900 euro
ADMINISTRATA PUBLIKE: Nga 49 000 lekë - Bëhet 81 000 lekë
MËSUESIT E ARSIMIT BAZË: Ishte 74 000 lekë - bëhet 95 000 lekë
MËSUESIT E CIKLIT TË MESËM: Mbi 1 milionë lekë
PEDAGOGËT: Paga bazë rritet + 20%
INFERMIERËT: Paga bazë 87 000 lekë, me shtesat mbi 90 000 lekë
MJEKËT SPECIALISTË - Rritje me 50 mijë lekë
MJEKËT E PËRGJITHSHËM - Rritje me 7%
DREJTUES MADHOR I POLICISË: Paga bazë 139 375 lekë bëhet 187 500 lekë
KOMISARI – Paga shkon në 112 500 lekë
INSPEKTORI – Paga shkon në 97 500 lekë
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14.1%
-
Të gabuar
82.8%
-
Nuk e di
3.1%
Vota total: 3069
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rrogat ulen te privati, 354 mijë s'arrijnë pagën mesatare! Eksperti: Punonjësi shihet si kosto e jo investim
22 Dhjetor, 14:25
-
Fatos Çoçoli: Viti i pagave dhe pensioneve
18 Dhjetor, 13:49
-
2024-a 'bilanc' negativ/ 1 në 4 biznese nëndeklaruan pagat! Gjysma e të punësuarve marrin deri në 2300 lekë në ditë
17 Dhjetor, 16:05
-
Goditja e korrupsionit me tenderët, koncensionet dhe investimet strategjike! Çfarë thonë ekspertët e Komisionit të Posaçëm
10 Dhjetor, 20:53
-
Sektori privat në kah të kundërt me qeverinë, uli pagat e punonjësve gjatë sezonit të verës
10 Dhjetor, 14:25
-
Partia e Lirisë kërkon shtimin e mbi 45 mld lekëve për Buxhetin 2025! Xhixho: Depozituam 11 amendamente në Kuvend, buxheti i Ramës për oligarkët
28 Nëntor, 18:27
-
Tedi Blushi: Kosova rriti pensionet 20% dhe pagat me 110 euro! Rama zero indeksim pagash dhe 170 lekë për pensionistët në buxhetin e 2025!
11 Nëntor, 16:38
-
Kryebashkiakja e Durrësit rrit pagën e saj dhe të bashkëpunëtorëve mbi 50 për qind! PD kundër: Diskriminuese
4 Nëntor, 15:54
-
Pagat e reja për Forcat e Armatosura! Nga forcat speciale deri te mjekët e infermierët e ushtrisë, ja shtesat dhe 8 kategoritë që përfitojnë
13 Tetor, 12:04
-
Drafti/ Paga minimale do rritet përsëri, ndryshon edhe tatimi mbi rrogat
23 Shtator, 08:42
-
Nëndeklarimi i pagave, qeveria plan me 7 masa! Në ‘lupë’ çdo rrogë deri te orët shtesë, do të përdoret teknologjia dhe kontrollet ‘blic’
22 Shtator, 12:42
-
Nga kryekuzhinieri tek administratori i vilës 30! Nga 1 shtatori shtesat e reja të pagave për punonjësit e drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare
21 Shtator, 08:20
Ne inspektoret e Administrates Publike 40 mije leke duhet te paguhemi, sa paga minimale? Do ikin te gjithe jashte me kete page .
PërgjigjuSqaro cfare alokimi do te veget dhe cilat rritje te ardhurash jane llogaritur. Flitet me zera dhe shifra ne financa jo me fjale ne pergjithesi...
Përgjigju