Ministrja e Financave: Inflacioni në Shqipëri në korrik ishte 7.5%, më i ulëti në gjithë rajonin! Importet në vlere janë rritur me 24%, ndërsa eksportet me 40%

Inflacioni në Shqipëri është ndjeshëm më i ulët se vendet e rajonit. Kështu bëri me dije në një konferencë për mediat ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj. Ibrahimaj u ndal edhe tek rritja e numrit të vendeve të punës, ku tha se në muajin qershor vendet e punës arritën në 725 572 të punësuar, duke u rritur me 15108 më shumë se vjet.

‘Ekonomia është ndikuar nga agresioni rus që ka prekur zinxhiret e ekonimisë, në tregti si dhe në rritjen e inflacionit. Nga të dhënat që kemi na është treguar se ka pasur rritje ekonomike në tremujorin e dytë dhe të tretë. Kjo rritje na ka shtyrë për të mbështetur rritjen e konsumit. Ndërthurja e të gjitha politikave së bashku me mbështetjen ka sjellë që deri tani ekonomia shqiptare t ë ketë një performancë pozitive dh inflacioni të jetë i kontrolluar. Inflacioni në Shqipëri është ndjeshëm më ulët se vendet e Rajonit. Në 7 mujorin e parë të vitit inflacioni ka qenë 5.3%. Shqipëria me një inflacion 7.5% në muajin korrik është ndjeshëm më ulet nga vendet e rajonit. Elementi që ka ndikuar më së shumti në rritjen e çmimit të kostove të shqiptarëve janë ushqimet dhe pijet dhe kostot e transportit. Deri më tani ekonomia ka pasur performancë pozitive dhe inflacionin të jetë i kontrolluar, kjo falë masave dhe subvencioneve të dhëna nga qeveria. Ushqimet dhe pijet janë shtrenjtuar më shumë gjatë muajit korrik, ndjekur edhe nga kostot e transportit.’- u shpreh ministrja.

Ministrja tha se kemi pasur një rritje të eksporteve me 40% në vlerë dhe në volum janë ulur me 5%. Ndërsa sa u përket importeve, në vlerë janë rritur me 24%, ndërsa në volum ka pasur një ulje të importeve me 8%.

‘Importet ne vlere janë rritur me 24%, ndërsa në volum ka pasur një ulje te importeve me 8%. Kemi pasur ecuri negative të ndikuar nga karburantet për shkak të çmimeve të larta. Kemi pasur rritje të eksporteve me 40% në vlere dhe në volum janë ulur me 5%.’- tha ministrja.

Ibrahimaj u ndal edhe tek rritja e numrit të vendeve të punës, ku tha se në muajin qershor vendet e punës arritën në 725 572 të punësuar, duke u rritur me 15108 më shumë se vjet.

‘TVSH- ja u rrit me 17% në krahasim me vitin 2021. Nëse do të heqim heqim efektin e çmimeve shohim që kemi një ecuri shumë të mirë. Në muajin qershor vendet e punës arritën në 725 572 të punësuar, duke u rritur me 15108 më shumë se vjet. Kjo lidhet edhe me sezonin turistik dhe kjo tregon se sezoni është më i mbarë si vjet. Në korrik të vitit 2021 janë 124550 biznese aktive në vend. Gjatë vitit 2022 janë 11376 biznese të reja dhe janë mbyllur 2629 biznese.’- u shpreh ministrja.


Lajmi kryesor:

Rritja e çmimeve/ Paketa e dytë mbështetëse për qytetarët, ministrja e Financave: Do jetë pothuajse e njëjtë si e para, bëhet publike në shtator


M.Q.//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja