Ministria e Financave dhe Ekonomisë do të hartojë një plan pune për përmirësimin e klimës së investimeve në vend. Ky plan do të hartohet bazuar në rekomandimet e komunitetit të biznesit dhe problematikave të evidentuara gjatë tryezave me biznesin dhe takimeve të ndryshme të punës.
Kështu bëri me dije Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, në mbledhjen e parë të zhvilluar për këtë vit të Këshillit të Investimeve, ku u prezantuan shtyllat kryesore të ndërhyrjes së MFE për përmirësimin e klimës së biznesit dhe investimeve në vendin tonë.
“Ne e shohim si shumë të rëndësishëm komunikimin me biznesin. Unë personalisht si ministre jam shumë e angazhuar për tryeza me biznesin, të detajuara e specifike, ku të ulemi sa më shpesh me pjesëmarrjen e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, në mënyrë që të arrijmë bashkërisht të zbatojmë ato reforma që qeveria ka ndërmarrë dhe ka për vizion të ndërmarrë në të ardhmen”, tha Ibrahimaj.
Ministrja informoi se janë gjithsej 194 rekomandime, të cilat janë kategorizuar në 27 tema të identifikuara dhe që përfshijnë 10 ministri, Bankën e Shqipërisë dhe disa institucione varësie.
Disa prej temave të rekomandimeve janë: legjislacioni tatimor, fiskalizimi, kuadri rregullator bankar, tregtia elektronike, ligji i falimentit, tatimi mbi të ardhurat personale, tatimi mbi fitimin, lufta kundër informalitetit, mbrojtja e makrave tregtare, investimet e huaja direkte, etj.
Ministrja Ibrahimaj theksoi se gjatë muajit shkurt do të organizohen takime me përfaqësues të ministrive dhe përfaqësues nga shoqatat e biznesit, sipas temave të veçanta, në mënyrë që të analizohen të gjitha rekomandimet.
“Synojmë që të hartojmë planin e punës në fillim të muajit mars dhe të kemi një zbatim të tij deri në fund të muajit qershor. Me zbatim mund të konsiderohet dhe hartimi i propozimit ligjor dhe konsultimi i këtij propozimi ligjor, me qëllim që rekomandimi të zbatohet”, tha Ministrja.
/AV/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
29.8%
-
Jo
63.5%
-
Nuk e di
6.7%
Vota total: 540
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Miratohet pr.ligji/ Njihet çdo ditë pune para ‘93 edhe nëse s’është e dokumentuar! Përfitojnë rreth 29 mijë persona që punuan në kooperativë e ish-ndërmarrjet shtetërore
19 Dhjetor 2024, 08:51
-
Goditja e korrupsionit me tenderët, koncensionet dhe investimet strategjike! Çfarë thonë ekspertët e Komisionit të Posaçëm
10 Dhjetor 2024, 20:53
-
Pr.ligji i ri, Autoriteti i Konkurrencës do të hetojë garat fiktive dhe marrëveshjen e fshehtë mes kompanive për të fituar tendera
6 Dhjetor 2024, 21:53
-
PËRMBYTJET/ Kryebashkiaku i Vlorës: Do bëjmë ‘presion’ në Qeveri për investime në kanalet e ujërave të larta
13 Nëntor 2024, 09:26
-
'Bankers' mbështet Roskovecin në projekte kyçe infrastrukturore! Pastrohen kanalet kulluese, zgjerohen rrugët e Marinzës
31 Tetor 2024, 15:58
-
Prezantohet në Kuvend projektbuxheti 2025, nuk ka ndryshim taksash! Malaj: Presim rritje ekonomike 3.9%, ulje të borxhit publik dhe më shumë investime
30 Tetor 2024, 14:49
-
Strategjia 2024 – 2030 për sigurinë në punë/ Në fokus goditja e pagave në dorë! Në sitë ndërtimi, bujqësia e minierat
25 Tetor 2024, 16:29
-
Çdo ditë pune para 1993 do të njihet edhe nëse nuk është e dokumentuar! Përfitojnë mbi 29 mijë persona që punuan në kooperativë dhe ish ndërmarrjet shtetërore e bujqësore
21 Tetor 2024, 12:19
-
Humbjet e jetës në punë, qeveria me strategji: Hetime në ndërtim, miniera e bujqësi! Shifrat janë shqetësuese
9 Tetor 2024, 16:55
-
Drafti/ Pas bregdetit në fokus malet, prona shtetërore do shiten për 1 euro te privatët! Kushtet, të jenë posedues faktik të paktën 10 vite dhe një plan biznesi
2 Tetor 2024, 12:22
-
ISSH miraton indeksimin 4.1% për mbi 770 mijë pensionistë, indeksimi 4.1% merr ‘vulën’ në qeveri javën e ardhshme! Pensionet urbane mesatare rriten 752 lekë, ruralet 453 lekë
14 Shtator 2024, 19:03
-
Komisioni i Shëndetësisë/ Ministrja Ibrahimaj: Ja pse janë të nevojshme ndryshimet në ligjin për Inspektoriatet! S’do ketë emërime politike, përzgjedhje dhe ndëshkime me Komisione
9 Shtator 2024, 11:57