Ministrja e Financave e PD
Vukaj pezullon lejet vjetore
Kreu i Konfederatës se Sindikatave: Urdhri Nul

Ministrja e Financave e PD<br />Vukaj pezullon lejet vjetore<br />Kreu i Konfederatës se Sindikatave: Urdhri Nul
TIRANE-Punonjësit e Ministrisë së Financave e të institucioneve të varësisë si Tatime e Dogana do të duhet që këtë vit të riplanifikojnë lejen e tyre vjetore, nëse kanë planifikuar për t’i kryer ato në periudhën 25 maj deri në 30 qershor.

Ndërkohë, ata që kanë nisur tashmë pushimet do të duhet t’i ndërpresin ato dhe të rikthehen në punë.

Mësohet se, ish-ministri Ahmetaj u kishte dhënë lejet e zakonshme këshilltarëve të tij, para se të linte postin. Kështu, ata tani duhet të kthehen në punë, por vendet e tyre janë zënë nga këshilltarët e rinj. 

Ministrja teknike e Financave, Helga Vukaj e zgjedhur me propozimin e PD ka nxjerrë sot urdhërin sipas së cilit, nëpunësit, funksionarët dhe punonjësit e ministrisë si dhe të instuticioneve të varësisë që përfitojnë pushime vjetore të paguara, për sigurimin e vijueshmërisë së punës, u ndërpritet leja vjetore për periudhën 25 maj 2017 deri me 30 qershor 2017, që përkon me periudhën e fushatës zgjedhore.

Sipas këtij urdhëri të gjithë punonjësit që janë duke kryer lejet vjetore, do të njoftohen për paraqitjen në detyrë dhe për mbushjen e lejes vjetore pas datës 1 korrik 2017.

Planifikimi dhe kryerja e lejeve vjetore të vijojë nga 1 korrik 2017 dhe në vazhdim sipas legjislacionit në fuqi. Moszbatimi i këtij urdhëri sjell përgjegjësi disiplinore sipas legjislacionit në fuqi.

Këshilltarët e rinj që ka emëruar ministrja Helga Vukaj janë:
Flir Mosho
Drejtor i Kabinetit
Asllan Shera
Këshilltar i Ministrit të Financave
Gjin Progni
Këshilltar i Ministrit të Financave
Fatjola Arifaj
Këshilltare e Ministrit të Financave
Jeton Osmani
Këshilltar i Ministrit të Financave
Renald Rista
Këshilltar i Ministrit të Financave

Kreu i Konfederates se Sindikatave: Urdhri Nul, shkel ligjin, te terhiqet
Kol Nikolla, Kreu i Konfederatës të Sindikatave së Shqipërisë e argumenton si shkelje ligji vendimin e ministres teknike dhe thekson se, nese ky urdher nuk terhiqet, nje rrugezgjidhje mbetet Gjykata Administrative.

"Aty ku ka shtet ligjor ka dhe hierarki ligjesh, cdo urdher apo vendim qe bie ndesh me ligjin, ne rastin konkret Kodin e Punes Nenet 92/1,2,3.Neni. 93/1,2,3,4. Neni 96/1.2.3.si dhe Neni 97/1.a.b.c.d.e.f.g.h.i.je sidomos Neni 97/2 qe shprehet qarte se jane te pa vlefshme dispozitat e vecanta qe cenojne te drejten e punemarresve per pushime vjetore te paguara sic percaktohet ne Kodin e Punes, eshte Nul dhe i pazbatueshem. Nese Ministri Teknik nuk e terheq ne si Sindikate duam prononcimin e Sekretarit te Pergjithshem te kesaj Ministrie si personi qe ngarkon ligji dhe rregullorja e funksionimit te brendshem Administratv te Ministrise, me qellim qe urdhera te tille antiligjore dhe qe demtojne rende mardhenjet e punes dhe te shperblimit ne administraten shteterore ti drejtohemi urgjent gjykates administratve ti anolloje..!!!!", shprehet Kol Nikolla.

(dyb/d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS