Ministrja e Jashtme: Duhet një sinjal i qartë, BE të përcaktojë një afat kohor paraprak të integrimit të rajonit
Josep Borrell dhe Olta Xhaçka
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, mori pjesë në konferencën ndërkombëtare “Quo Vadis Europa?” me ftesë të Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Josep Borrell.
Gjatë fjalës së saj, në sesionin "Zgjerimi dhe Fqinjësia/ Ballkani Perëndimor në rrugën drejt Bashkimit Evropian", ministrja Xhaçka theksoi se kriza e shkaktuar nga lufta në Ukrainë e zgjoi Bashkimin Evropian dhe e detyroi atë të mendonte strategjikisht sa i përket çështjes së zgjerimit.
“U desh një luftë, por sot BE-ja është e përqendruar si kurrë më parë dhe po tregon vullnet për të vepruar në mënyrë strategjike ndaj Ballkanit Perëndimor. Ka një ndryshim real në qasjen e BE-së ndaj rajonit, i cili mund të shpresojmë se do të zgjasë dhe do të bëhet konkret në të ardhmen”, u shpreh kryediplomatja shqiptare.
Ajo theksoi se BE duhet të japë një sinjal të qartë duke përcaktuar një afat kohor paraprak të integrimit të rajonit, gjë e cila sipas saj, do ofronte një kornizë dhe një objektiv të qartë se çfarë dhe kur duhet arritur.
“Shpresojmë që BE-ja do të punojë me ne për konvergjencën ekonomike dhe sociale sepse pa e ndihmuar rajonin të ngushtojë hendekun e zhvillimit që vitet e fundit është zgjeruar, vështirë se do ta arrijmë atë më tej në rrugën drejt BE-së. E fundit, por sigurisht jo më pak e rëndësishmja, dua të theksoj nevojën për mesazhe mbështetjeje dhe inkurajimi nga partnerët tanë evropianë dhe një angazhim nga ana e tyre se zgjerimi do të bazohet në merita”, nënvizoi kryediplomatja shqiptare.
Në konferencën e organizuar në Snatander të Spanjës marrnin pjesë liderë politikë nga shtetet anëtare të BE-së, Ukraina dhe vende të tjera kandidate, eurodeputetë, profesorë universiteti dhe ekspertë për çështjet më të rëndësishme gjeopolitike.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
17 Dhjetor, 08:53
Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?
-
Po
72.7%
-
Jo
20%
-
Nuk e di
7.3%
Vota total: 3040
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Odiseja e 'Xhaçkës' s'ka fund! Bardhi kërkon rivotim në Kuvend! Vë në dijeni dhe ambasadat
13 Dhjetor, 14:22
-
Debate në Kuvend për Opinionin e Venecias për Xhaçkën/ Bardhi: Shpikët një opinion që nuk ekziston! Bushka: Autonomia parlamentare fitoi të drejtën
12 Dhjetor, 12:53
-
Berisha: Belindën mos e thërrisni më Lubi Balluku, por Lubi Loti! Si mund të ndahen 13 km rrugë në 14 kontrata?! Në 11 maj PS do pësojë disfatë të thellë
12 Dhjetor, 12:45
-
Mandati i Xhaçkës, Komisioni i Venecias / Bushka: Vendimet e GJK, të zbatueshme por jo të diktojnë votën! Bardhi: Konfirmoi se mazhoranca bëri puç (DOKUMENTI)
10 Dhjetor, 11:24
-
Mandati i Xhaçkës shqyrtohet nga Komisioni i Venecias, pritet publikimi i opinionit! PD akuza Spiropalit: Po fsheh draftin
6 Dhjetor, 09:37
-
Kuvendi/ Nesër 'Komisioni i Venecias' mblidhet për mandatin e Olta Xhaçkës, Bardhi: Duam draft-opinionin, çuat atje vetëm të PS-së! Spiropali: S'është publik! S'ju ftova se më keni refuzuar
5 Dhjetor, 09:49
-
Dialogu i Mesdheut, Ministri Hasani: Më shumë bashkëpunim ekonomik mes Ballkanit Perëndimor dhe BE
27 Nëntor, 16:18
-
'1000 ditë luftë', Ministria e Jashtme: Shqipëria qëndron në solidaritet me Ukrainën
19 Nëntor, 13:27
-
Pr.buxheti për shërbimin e jashtëm 3.8 miliardë lekë, Hasani: Më i madhi i alokuar ndonjëherë
13 Nëntor, 15:30
-
Hasani pret kreun e OSBE, zv/kryeministrin e Maltës, ministri: Mbështetje për rrugën tonë drejt BE-së! Borg: Inkurajojmë Shqipërinë për integrim, goditje korrupsionit
13 Nëntor, 10:29
-
DOKUMENTI- Grupi i PD kallëzon në SPAK 74 deputetët e PS, listën e prin Edi Rama: Penguan ekzekutimin e 2 vendimeve të Kushtetueses për mandatin e Xhaçkës
2 Tetor, 11:05
-
Basha ngre çështjen 'Salianji' në Këshillin e Europës në Strasburg: Të çojmë përpara vetting-un në politikë, të bllokuar nga mazhoranca
30 Shtator, 13:59
Kjo eshte strategji e BE per momentin derisa te ndaloje lufta ne Ukraine pastaj do ti bien te njejtit fyell si i kane rene per 33 vjet . Ballkani i hapur mendoj se eshte me real dhe frutdhenes sesa te meremi kot me keta kurvat plaka
Përgjigju