Ministrja e Jashtme në detyrë në Kosovë Meliza Haradinaj-Stublla përmes një postimi në rrjetin e saj social Facebook, është shprehur se Kosova ka nevojë për një President të besueshëm, si Ramush Haradinajn.

Postimin, ajo e ka bërë vetëm një ditë pasi është shpallur data e zgjedhjeve në Kosovë, më 14 shkurt. 

“Ka ardhur koha për Ramush Haradinajn President i Republikës së Kosovës dhe Komandant i Ushtrisë së saj, si e vetmja garanci për një Kosovë të fortë e të qëndrueshme për sot e nesër!”, ka shkruar ajo.