VIENE- Pas deklaratave të ambasadorit italian në Tiranë Massimo Gaiani, lidhur me statusin e vendit kandidat për Shqipërinë, vjen një tjetër konfirmim i mbështetjes së vendit tonë në rrugën drejt integrimit. Ministrja e Jashtme italiane ka “lobuar” në Austri për statusin e vendit kandidat të Shqipërisë në BE, gjatë një takimi të zhvilluar homologun austriak Sebastian Kurz në Vienë.
 
“Kemi ndarë së bashku prioritetin që është shumë i fortë për Austrinë, por edhe për Italinë, që ka të bëjë me faktin për të ecuri përpara në rrugën e integrimit evropiane për vendet e Ballkanit Perëndimor”, tha ministrja e Jashtme italiane Federica Mogherini.
 
“Ka qenë një takim i parë ku është diskutuar për çështje specifike, siç është për shembull statusi i vendit kandidat për Shqipërinë, por edhe për çështje të tjera relative për çdo vend të veçantë, por edhe për vizionin e përbashkët”, vijoi ministrja Mogherini.
 
“Nga ana e Italisë theksojmë se është një çështje me interes të përbashkët për të patur stabilitet, rritje ekonomike, siguri në vendet e Ballkanit, të cilët janë afër nesh. Është në vëmendjen tonë në muajt e ardhshëm, në sezonin e Italisë, të krijojmë një zonë në të cilën të krijohen mundësi, dhe është mirë që të vëmë në zbatim të gjithë fuqinë tonë për të stabilizuar këtë zonë, e cila ka treguar se po ecën me reformat. Këto vende kanë shoqëri dinamike që kanë dëshirë për të qenë evropiane, përtej të ndierit të tillë, si europianë”, u shpreh Mogherini.
 
Më tej ministrja e Jashtme e Italisë shtoi se “gjatë muajit të parë të presidencën italiane të BE-së do të zhvilloj një vizitë në të gjithë kryeqytetet e Ballkanit Perëndimor, për të shprehur këtë mbështetje dhe interes reciprok, sa i takon procedimin në rrugën drejt integrimit europian”.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)