Riyadh- Në kuadër të turit të saj në Lindjen e Mesme, Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, zhvilloi një vizitë zyrtare në Arabinë Saudite. Ajo u prit në një takim nga Ministri i Punëve të Jashtme, Princi Faisal bin Farhan Al-Saud.
Dy ministrat vlerësuan mbajtjen e Sesionit të Katërt të Komisionit të Përbashkët Ndërqeveritar, në Riad, në 21-23 mars 2022, si një rast i mirë për të vlerësuar në tërësi marrëdhëniet tona dypalëshe dhe për të identifikuar mundësi konkrete për t’i çuar ato përpara. Në këtë kontekst, të dy bashkëbiseduesit konsideruan të rëndësishëm plotësimin e mëtejshëm të kuadrit ligjor dhe intensifikimin e shkëmbimeve të vizitave të nivelit të lartë, midis dy vendeve.
Homologët ndanë mendimin se bashkëpunimi i mirë, që ekziston midis dy palëve, në kuadër të organizatave ndërkombëtare, duhet të vazhdojë edhe në të ardhmen, në interes të të dy vendeve.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
Ky bashkëpunim merr interes të veçante kur Shqipëria si vend anëtar jo i përhershëm në Këshillin e Sigurimit i kushton vëmendje të veçantë zhvillimeve ne Rajonin e Lindjes e Mesme. Në këtë kontekst, Ministrja Xhaçka e njohu homologun e saj me prioritetet e Shqipërisë në kuadër te KS të OKB-së.
“Shqipëria në Këshillin e Sigurimit të OKB-së do të punojë ngushtë me Arabinë Saudite për paqen dhe sigurinë në Lindjen e Mesme”, tha Ministrja Xhaçka gjatë takimit.
Pas Arabisë Saudite, Xhaçka do të udhëtojë drejt Emirateve të Bashkuara Arabe.
SI.E./Shqiptarja.comKomente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)