Ministrja gjermane e Mbrojtjes ka refuzuar gjatë vizitës së saj në Arabinë Saudite të mbulojë kokën me shami duke u shprehur se femrat duhet të kenë të njëjtën liri në veshje ashtu si edhe meshkujt.
Kjo deklaratë e ministres Ursula Von der leyen’s ka ardhur një javë pasi Kancelarja Angela Merkel, kërkoi ndalimin e brukës në shtetin Gjerman, shkruan DailyMail.

(Ministrja gjermane e Mbrojtjes gjatë vizitës së saj në Arabinë Saudite)
Sipas DailyMail , reagimet në shtetin konservator kanë qenë të shumta për sa i përket refuzimit që ministrja i bëri shamisë, madje në rrjetet sociale është bërë thirrje për arrestimin e saj.

Vetëm disa javë më parë në Arabinë Saudite, një 20-vjeçare ishte arrestuar pasi kishte hequr shaminë në publik.
Të gjitha femrat në Arabinë Saudite janë të detyruara të veshin një rrobë tradicionale e cila u mbulon të gjithë trupin, ndërkohë për femrat të cilat janë shtetase të këtij vendi edhe shamia për të mbuluar kokën është e detyrueshme.
Në një vizitë zyrtare të çifit presidencial amerikan në Raid edhe Michelle Obama ka refuzuar të vendosi shami, gjë e cila solli shumë kritika.
Arabia Saudite është kritikuar shpesh për sjelljen ndaj femrave, të cilat nuk janë të lejuara të zotërojnë një patentë makine si dhe duhet të ndjekin disa rregulla strikte në mënyrën e veshjes së tyre.
/Shqiptarja.com