Ministrja gjermane: Trupat ruse rrafshojnë rajonet në Ukrainën lindore

Ministrja gjermane: Trupat ruse rrafshojnë rajonet në Ukrainën lindore

Forcat ruse po “shkatërrojnë” rajone në Ukrainën lindore nga një “distanca e sigurt”, ka thënë ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock.

Në një fjalim në parlamentin gjerman sot, zonja Baerbock tha se Rusia kishte miratuar një strategji për rrafshimin e vendbanimeve në Ukrainën lindore nga distanca, ndërsa ajo theksoi rëndësinë e dërgimit të armëve mbrojtëse të Kievit.

“Qytet për qytet, fshat për fshat, trupat ruse po i shkatërrojnë nga një distancë e sigurY”, tha ajo.

"Së pari raketat, pastaj avionët luftarakë me artileri dhe më pas, kur gjithçka rrafshohet, tanket rrokullisen", tha Baerbock.

Më herët, kancelari gjerman Olaf Scholz njoftoi se vendi do të furnizojë Ukrainën me raketa moderne anti-ajrore dhe sisteme radari.


Lajmi kryesor:

Shtyhen sanksionet e reja të BE-së! Lavrov: Dërgimi i raketave është provokim i drejtpërdrejtë! Turqia do të organizojë çminimin e porteve të Ukrainës


E.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Plazhet e Lezhës janë në kapacitete absolute', nënkryetari i bashkisë për Studio Live: Sfidoj këdo, nga portalet nuk merret vesh e vërteta

'Plazhet e Lezhës janë në kapacitete absolute', nënkryetari i bashkisë për Studio Live: Sfidoj këdo, nga portalet nuk merret vesh e vërteta