Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni, inspektoi të shtunën plazhin e Sarandës, ku u njoh me zbatimin e objektivave të planit të masave për shërbime cilësore në plazhe gjatë këtij sezoni.

Gjermeni inspektoi edhe punimet që po kryhen në Portin e Sarandës. Punimet e projektit për ndërtimin e Portit Turistik të Sarandës do të përfundojnë brenda muajit qershor.

Ndërtimi i këtij Porti do të shtojë lëvizjen e turistëve në sasi dhe cilësi.

Fluksi i parashikuar i turistëve për këtë vit është rreth 100.000 nga 56. 000 në vitin 2013. 

Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, në qytetin e Sarandës, u takua me të ngarkuarin me punë në Ambasadën Suedeze në Tiranë, Patrik Svensson dhe grupin e turistëve suedezë që janë në Sarandë/ ATSH/