TIRANË, 11 Qershor /ATSH/ – Ministrja Eglantina Gjermeni organizoi sot një takim të veçantë, me një grup studentësh nga universitetet e Harvardit, Miçiganit, Gracit, Polis si dhe një përfaqësues nga vullnetaret e “Peace Corps”, të cilët po zhvillojnë një internship disamujor në Ministrinë e Zhvillimit Urban dhe Turizmit. Studentët dhe vullnetarët e njohën ministren Gjermeni me praktikën e tyre në Ministri, dhe nënvizuan rëndësinë e shkëmbimit të përvojave me stafin e Ministrisë. Ministrja Gjermeni e cilësoi kontributin e tyre si një risi, pasi ky është nga rastet e rralla kur një institucion shtetëror, ndërthur përvojat e studentëve vendas e të huaj, duke integruar edhe rolin e vullnetarëve nga organizma të huaj, siç është edhe “Peace Corps”. Gjithashtu, gjatë takimit u diskutua edhe për rolin që këta të rinj mund të japin, në aspektet e promovimit të Shqipërisë në botë. /gj.m/f.n/