Ministrja Harito raporton te
Ligjet, injoron sërish “Integrimin”

Ministrja Harito raporton te<br />Ligjet, injoron sërish “Integrimin”
TIRANË - Ministrja për Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena Harito ka injoruar sërish ftesën e  komisionit parlamentar të Integrimit. Komisionet e Kuvendit kishin në axhendë për ditën e sotme projektligjin për “Identifikim elektronik dhe shërbimet e besuara”, një nismë e ministrisë së drejtuar nga Harito. Por edhe pse raportoi për të njëjtin  pr/ligj te komisioni parlamentar i Ligjeve, Harito nuk preferoi t’i përgjigjej ftesës së kryetares së komisionit të Integrimit Majlinda Bregu dhe nënkryetarit Taulant Balla, për ta mbrojtur ajo pr/ligjin dhe jo përfaqësues të ministrisë.

Bregu dhe Balla u shprehën se kanë rënë dakord që ligji të kalojë vetëm kur ministrja të marrë pjesë në mbledhjen e komisionit.
Kësisoj, pas dy mbledhjeve që Harito refuzon të marrë pjesë në seancë dëgjimore te Integrimit, Komisioni vendosi të mblidhet gjatë seancës së ardhshme të Kuvendit, për t’i drejtuar pyetjet Ministres.

Debati
Balla: Pa ardhur vetë Ministrja në këtë  Komision, ligji s’ka për të kaluar.  Kjo është vendosur tashmë dhe kemi rënë dakord bashkë me kryetaren.
Bregu: Pse nuk vjen Ministrja? Kemi dy mbledhje që e ftojmë...Apo lodhet  të na dëgjojë ne pa kufje?
Bogdani: Ta mbledhim komisionin gjatë seancës dhe t’i drejtojmë pyetjet ministres.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Studimi: Më shumë republikanë se demokratë e shohin Izraelin si aleat të Shteteve të Bashkuara

Studimi: Më shumë republikanë se demokratë e shohin Izraelin si aleat të Shteteve të Bashkuara