Brenda verës qeveria do të hedhë për konsultim publik ligjin e ri për investimet strategjike, i përshtatur me rregullat dhe standardet e Bashkimit Evropian. Ligji i investimeve strategjike është miratuar në vitin 2015, me një afat 3 vjeçar, por pas disa shtyrjesh afati i tij skadon në dhjetor të këtij viti.
“Kemi marrë përsipër që brenda këtij vitit të miratojmë ligjin e ri për investimet. Ne po bëjmë një analizë për të gjithë vendet e BE për incentivat që ata kanë, me qëllim tërheqjen e investime në vendet e tyre. Brenda verës ne do të fillojmë një proces të konsultimit për ligjin për investimet sipas standardeve të BE dhe për tërheqjen e investimeve në zona të disavantazhuara”, tha ajo.
Në konferencë për mediat Ministrja e Ekonomisë Delina Ibrahimaj ritheksoi edhe një herë se për Zvërnecin ende nuk ka një projekt, ndërsa për Sazanin po diskutohet për përqindjen e investimit që do të ketë shteti duke qenë se do të jetë bashke-investitor.
"Ende nuk kemi një projekt për Zvërnecin. Është duke u punuar nga arkitektë, ekspertë mjedisore që të dorëzohet një projekt që do të përmbushë standardet e BE përsa i përket mjedisit dhe do të bëjë të mundur investimin më madhor që kemi pasur në turizëm në nivelin e 4mld eurosh. Një ekonomi që ka një prodhim të përgjithshëm të 27 mld euro, 4 mld përbën një nxitje shumë të madhe për ekonominë vendase", tha Ibrahimaj.
Ministrja u ndal edhe tek situata ekonomike aktuale të cilën e konsideron të qëndrueshme dhe me rritje mbi pritshmëritë, ndërsa për inflacion Ibrahimaj thotë se është nën kontroll, por sipas saj nëse çmimet do rriten qeveria do të ndërhyjë përsëri për të ndihmuar pensionistët.
“Indeksimi i pensioneve nuk do të jetë më në tetor por do të jetë në korrik. Sot inflacioni është në 3%, nuk gjykohet se jemi në kushtet që rritja e çmimeve është e papërballueshme, por kur të vlerësojmë që ka një rritje të çmimeve tej asaj që mund të përballojnë pensionistët ose shtresat në nevojë, ne do të jemi aty për të marrë masat dhe për t’i mbështetur”, tha Ibrahimaj.
Në vjeshtë tha Ibrahimaj do të jetë gati edhe reforma e re e pensioneve.
“Brenda muajit shtator do të bëjmë të ditur komponentët ku do të ndërhyjmë në skemën e pensioneve”, tha Ibrahimaj.
Nga muaji korrik pensionet do të indeksohen me 2.7%, dhe përfitues do të jenë rreth 900 mijë qytetarë.

Ministrja Delina Ibrahimaj gjatë konferencës për shtyp, tha se brenda këtij viti do të miratohet ligji i ri për investimet strategjike.
“Kemi marrë përsipër që brenda këtij vitit të miratojmë ligjin e ri për investimet. Të bëjmë një analizë për të gjithë vendet e BE me qëllim tërheqjen e investime në vendet e tyre. Brenda verës ne do të fillojmë një proces të konsultimit për ligjin për investimet sipas standardeve të BE dhe për tërheqjen e investimeve në zona të disavantazhuara”, tha ajo.
Komente










