Ministrja kërkoi shkarkimin, drejtori i
Punësimit: Distancohu nga presionet

Ministrja kërkoi shkarkimin, drejtori i<br />Punësimit: Distancohu nga presionet
Pas nisjes së procedurës për shkarkimin nga detyra nga ministrja teknike e Mirëqenies Sociale, drejtori i Shërbimit Kombëtar të Punësimit, Artur Mickaj deklaroi se pretendimet nuk janë të bazuara as në ligj, dhe as në VKM. 
 
Mickaj shkruan se e konsideron të drejtë vendimin e tij për të mos e shkarkuar Marisa Kacorin. Ai i kërkon ministres Kërtushaj të distancohet nga çdo metodë për të bërë presion ndaj punonjësve të administratës.
 
Reagimi i tij erdhi pas kërkesës së ministres për shkarkimin e tij pasi nuk ka zbatuar urdhrin për largimin nga detyra të Marisa Kacorit, drejtore Rajonale të Shërbimit Kombëtar të Punësimit në Tiranë, që sipas ministres ka marrë pjesë në fushatën e PS.
 
 
Nje sqarim publik per znj. Kërtusha
Me shkresën e datës 14.06.2017 " Nisja e procedurave për largimin nga shërbimi civil të Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Kombëtar të Punësimit" drejtuar Znj. Albana Kociu, Drejtor i Departamentit të Administratës Publike dhe Komisionit Kombëtar të Përzgjedhjes për TND, Znj.
 
Kertusha ka kërkuar nisjen në menyrë të menjëhershme te procedurave për largimin nga shërbimi civil të z. Artur Mickaj me funksion, Drejtor i Pergjithshem i Shërbimit Kombëtar te Punësimit për shkak të shkeljeve shumë te rënda të kryera me dashje.
 
Këto pretendime znj. Kërtusha i bazon mbi disa fakte te cilat nuk janë të bazuara në ligj dhe as ne VKM nr 473, date 30.05.2017, vendim të cilit i referohet vazhdimisht në argumentimin e cekët te shkresës së saj.
 
Më konkretisht, znj. Kertusha pretendon se me shkresen e datës 02.06.2017 ka kërkuar marrjen e mases "Largim nga Puna" për znj. Marisa Kacori, Drejtore e Drejtorise Rajonale të Sherbimit Kombetar te Punësimit, Tirane duke u bazuar ne disa foto te cilat pasqyronin znj. Kacori ne nje mbledhje ku ne sfond ishin te afishuara simbole të një subjekti politik dhe citon VKM nr. 473, date 01.06.2017, pika 7 "a" ku parashikohet se "nepunesit civil i ndalohet te beje fushate per nje subjekt zgjedhor ndersa ne piken "c" i ndalohet gjithashtu qe te jete protagonist ne aktivtete ose veprimtari politike".
 
Citimi i kesaj pike ne rastin konkret eshte i gabuar pasi znj. Kacori nuk eshte nëpunese civile sipas ligjit 152/3 "Per nepunesin civil" por eshte punonjese civile dhe marredheniet e punes i rregullohen sipas Kodit te Punes te Republikes se Shqiperise.
 
Ne kuptim te vendimit te Keshillit te Ministrave nr. 473, date 01.06.2017, punonjes te administrates shteterore, ndaj te cileve zbatohet ai vendim, sipas statusit te tyre jane nepunes civile dhe punonjes administrative, ne perputhje me perkufizimet e dhena ne nenin 4, te ligjit 152/2013 " Per nepunesin civil" si dhe punonjes te tjere civile, marredhenies e punes te te cileve rregullohen me Kodin e Punes.
Ne kuptim te pikes 3 te VKM nr. 473, "Punonjesit te administrates shteterore, gjate periudhes se procesit zgjedhor, i krijohen kushtet e nevojshme dhe i garantohet moscenimi i te drejtave dhe lirive themelore, kushtetuese per te shprehur fjalen e lire dhe per te marre pjese ne veprimtari politike, brenda kufizimeve dhe ndalimeve, te percaktuara me dizpozita te vecanta te legjislacionit ne fuqi, qe rregullojne dhe jane te vlefshme gjate ketij procesi zgjedhor".
 
Ne piken 4 te vkm 473 sanksionohet e drejta e punonjesit te administrates shteterore qe pas orarit zyrtar te punes dhe jashte mjediseve te institucioneve shteterore te marri pjese ne veprimtari politike apo zgjedhore te nje partie politike ose kandidati ne zgjedhje.
 
Ne piken 7 te vkm nr.471 parashikohet se vetem per nepunesit civile, gjate pjesemarrjes ne veprimtari, sipas pikes 4 te vkm 473, ne kuptim te nenit 37, te ligjit nr. 152/2013, te ndryshuar i ndalohet
a. te bej fushate per nje subjekt zgjedhor.
b. te manifestoje me pankarta, parulla apo cdo mjet tjeter te shkruar dhe te ekspozuar publikisht;
c. te jete protagonist ne aktivitete/veprimtarite politike.
 
Nisur nga sa me siper, une e konsideroj te drejte vendimin e marre nga ana ime per te mos shkarkuar nga detyra znj. Kacori pasi ne baze te legjislacionit ne fuqi ajo ka te drejte te angazhohet ne veprimtari politike apo zgjedhore pas orarit zyrtar te punes dhe ne shkresen e derguar nga znj. Kartusha nuk kishte asnje fakt ose prove qe vertetonte se mbledhja apo takimi po zhvillohej gjate orarit te punes ose ne ambjente te nje institucioni shteteror.
 
I kujtoj znj. Kertusha se lirimi nga detyra i nje punonjesi te administrates shteterore pa shkaqe te arsyeshme do i sillte nje dëm te konsiderueshem buxhetit te shtetit dhe do i shkelte individit liri dhe te drejta qe i garantohen nga Kushtetuta e Republikes se Shqiperise.
 
I kërkoj znj. Kertusha te distancohet ndaj cdo metode per te bere presion ndaj punonjesve te administrates publike dhe mbi te gjitha mos te ndermarri iniciativa ligjore apo administrative pa u njohur me pare me bazen ligjore me te cilen organizohen Dikasteri qe ajo drejton dhe institucionet e varesise te MMSR.




dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Gara për portin e ri tregtar në Porto Romano, fondi limit 392 milionë euro! Punimet fillojnë vitin e ardhshëm

Gara për portin e ri tregtar në Porto Romano, fondi limit 392 milionë euro! Punimet fillojnë vitin e ardhshëm