Ministrja Koçiu: Nga ky vit, specializimet për mjekë familje dhe urgjence pa testim! Vlerësimi në bazë të mesatares

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu gjatë një vizite në Pogradec, ka zhvilluar një bashkëbisedim me mjekë dhe infermierë të shërbimit të kujdesit parësor dhe spitalor në  këtë qytet, të cilët janë punësuar nëpërmjet dy portaleve, “Mjekë për Shqipërinë” dhe “Infermierë për Shqipërinë”.

Ata ndanë eksperiencat e tyre të rekrutimit në struktura shëndetësore të cilët vlerësuan se transparenca dhe korrektësia ka lehtësuar  punën dhe rezultatet e provimit nëpërmjet aplikimit nga të dy portalet.

“Ka edhe shumë korrektësi. Unë jam një nga të personelit që jam rekrutuar me anë të portalit dhe ka ndodhur çdo gjë në mënyrë korrekte. Jam njoftuar përmes e-mailit, jam paraqitur dhe brenda një afati dy javor jam punësuar”, u shpreh një prej infermiereve.

Ministrja Koçiu bëri të ditur lajmin se në bashkëpunim me Fakultetin e Mjekësisë kanë vendosur që këtë vit specializimet afatgjata, të ciklit të tretë, në “Mjekësi Familje” dhe “Mjekësi Urgjence”, t’i hapin pa testim, ku vlerësimi dhe renditja do të bëhet bazuar në notën mesatare të të gjitha viteve të studimeve universitare, duke përfshirë edhe diplomimin.

“Në bashkëpunim me Fakultetin e Mjekësisë, kemi vendosur që specializimet për “mjekë familje” dhe “mjekë urgjence”, t’i hapim pa konkurrim që t’i japim mundësi këtyre dy specialiteteve që t’i përmbushim kuotat dhe të dedikojmë më shumë mjekë specialistë në këto dy fusha duke i dhënë mundësinë që edhe ata mjekë të përgjithshëm që bëjnë mjekun e familjes të mund ta ndjekin specializimin brenda institucioneve duke patur edhe një mentorim edhe nga Shërbimi i Urgjencës Kombëtare në këtë rast për mjekët e urgjencës, por edhe nga mjekë të specializuar për mjekët e familjes”, deklaroi ministrja e Shëndetësisë.

Në rrethin e Pogradecit janë punësuar 10 mjekë dhe 130 infermierë që nga viti 2018 nëpërmjet dy portaleve, të cilët kanë ofruar transparencë, profesionalizëm dhe meritokraci.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës