ZAGREB - Ministrja e Jashtme e Kroacisë, Vesna Pushiç, ka deklaruar se Kroacia mund të bllokojë proçesin e anëtarësimit të Serbisë në BE nëse Beogradi nuk do të ndjekë penalisht të akuzuarit për krime lufte gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë.

Ministrja e Jashtme e çështjeve të BE-së e njëkohësisht zëvendëskryeministrja e parë e vendit, ka theksuar se Serbia duhet të aplikojë të gjitha kriteret që dhe Kroacia ka bërë para anëtarësimit në BE. Kroacia kërkon që Beogradi të ndjekë penalisht komandantët e Ushtrisë Popullore të Jugosllavisë dhe liderët politikë të akuzuar për krime lufte gjatë viteve 90-të.

Një numër i madh i komandantëve dhe liderëve serbë janë burgosur apo janë duke u gjykuar në Hagë për krime lufte, por 19 vjet pas përfundimit të luftës së përgjakshme, shumë të akuzuar janë ende në arrati.

Ministrja kroate ka theksuar se marrëdhëniet Serbi – Kroaci janë të mira, por janë ndikuar së fundmi me lirimin e përkohshëm të Sheshel, kriminelit të akuzuar për krime lufte, i cili në një deklaratë të fundit ka mbështetur ideologjinë e “Serbisë së Madhe”, që nënkupton aspiratat territorial kundër Bosnjës, Kroacisë e Kosovës.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)