FRANCE- Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro në një intervistë të dhënë për “Tv 5 Monde” gjatë vizitës së saj në Paris është shprehur se shqiptarët kanë një objektiv, integrimin në Evropë. Ajo nënvizoi se Shqipëria ndjehet pjesë e Evropës, dhe ka përmendur shqiptarët që kontribuojnë madje në Francë, duke filluar me Kadarenë etj.
Mirela Kumbaro, Ju jeni ministre e Kulturës në Shqipëri, kënaqësi që ju kemi në Tv 5 Monde gjatë kësaj vizite zyrtare në Francë, e para vizitë e juaja si Ministre e Kulturës. Çfarë dëshironi t'i thoni ju shqiptarja, këtij vendi të bukur dhe të vjetër siç është Franca?
Si fillim dua t'i them që lidhjet ndërmjet dy vendeve tona janë shumë të thella, janë kulturore, emocionale, historike dhe që kemi një interes të përbashkët Franca dhe Shqipëria, Evropa dhe Shqipëria për t'i ruajtur e forcuar këto lidhje por edhe për t'i promovuar në interes të përbashkët jo vetëm të shqiptarëve dhe francezëve por të të gjithë evropianëve.
Mos vallë diplomacia kulturore po zëvendëson një diplomaci politike e cila nuk e arrin dot këtë gjë?
Ato ecin të dyja së bashku. Unë mendoj se është koha e duhur që t’i japim kulturës rolin e saj të merituar, që askush nuk ia dha por që kultura gjithmonë e ka fituar kundër të gjithë politikave të ditës dhe politikave ekonomike. Për sa i përket shqiptarëve, ka jo pak shqiptarë të botës së kulturës që janë në skenën e kulturës franceze, europiane, duke përmendur këtu shkrimtarin tonë të madh Ismail Kadare, Anri Sala, Liri Begeja, kërcimtarin shumë të njohur në Francë e në botë, Angjelin Prejlocaj, pra një numër të madh shqiptarësh, artistë që janë të njohur në Evropë falë kulturës dhe talentit të tyre.
Pra kultura ia del mbanë aty ku politika dështon, megjithatë ju qëndroni akoma para portës së Evropës, duke qenë se Komisioni ju refuzoi Statusin e Kandidatit Zyrtar, në dhjetor...?
Jo nuk është dhe aq e saktë ajo që thoni ju zotëri. Nuk na është refuzuar statusi por jemi në një proces në zhvillim që po ecën shumë mirë, një proces njohjeje reciproke dhe përparimi. Unë jam Ministre e Kulturës e qeverisë së re që e ka marrë detyrën në shtatorin e shkuar. Jemi një qeveri e re, me ministra të rinj dhe Evropa e ka të nevojshme të avancojë bashkë me ne për të na dhënë mundësinë që t'u tregojmë se për çfarë janë të aftë të bëjnë shqiptarët në këtë frymë të re, jo vetëm qeveria, por i gjithë populli shqiptar.
Një gjë është e qartë dhe e sigurtë, që në fillim të viteve ‘90 shqiptarët kanë braktisur një periudhë të gjatë diktature ndër më mizoret në Ballkan, dhe kanë ecur përpara me shpejtësi falë energjisë së tyre pozitive e cila duhet të vlerësohet e të shfrytëzohet, sepse e braktisëm diktaturën me moton “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa” pikërisht sepse në të vërtetë jemi evropianë dhe kjo gjë duhet të njihet.
Mirë, pra ju dëshironi ta njohim, por çfarë kërkoni? Një status antarësimi, një status bashkëpunimi shumë të ngushtë, të fortë, çfarë dëshironi?
Ne kemi një objektiv: të integrohemi në këtë familje evropiane, dhe për të arritur këtë ka disa etapa, natyrisht ka disa detyra që i kemi marrë përsipër t'i plotësojmë, dhe ka një mobilizim të përgjithshëm jo vetëm të qeverisë por të gjithë popullit, të gjithë aktorëve të shoqërisë civile.
Shkrimi u publikua sot (02.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com