Ministrja Kushi në Prishtinë: Bashkëpunimi i kërkuesve shkencorë dhe universiteteve të dy vendeve, prioriteti absolut
Arbërie Nagavci dhe Evis Kushi
Shqipëria dhe Kosova nënshkruan sot në Prishtinë programin e bashkëfinancimit për projekte të përbashkëta të kërkimit shkencor. Programi i bashkëfinancimit u nënshkrua nga Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi dhe Ministrja e Arsimit, Shkencës Teknologjisë dhe inovacionit të Kosovës, Arbërie Nagavci.
Në fjalën e saj Ministrja Evis Kushi nënvizoi se vitet e fundit bashkëpunimet mes Shqipërisë dhe Kosovës në fushën e Arsimit janë intensifikuar shumë, në raport me vitet e kaluara.
“Kemi vendosur që të financojmë deri në 16 projekte të përbashkëta të studiuesve tanë, të universiteteve tona dhe buxheti për secilin prej këtyre projekteve shkon në një vlerë maksimale prej 20 mijë euro.
Sigurisht ne i kemi përcaktuar qartë edhe fushat prioritare që janë Bujqësia, Siguria Ushqimore, Mjedisi, Ndryshimet Klimaterike, Studimet Albanologjike dhe Trashëgimia Kulturore, e shumë fusha të tjera,” – theksoi Kushi.
Ministrja shprehu besimin se këto projekte do të ndihmojnë për t’i dhënë një zë të fuqishëm kërkuesve dhe studiuesve shqiptare në përgjigje të problematikave që shqetësojnë shoqërinë, si dhe do të jetë një mundësi shumë e mirë për të intensifikuar bashkëpunimin mes kërkuesve, shkencëtarëve shqiptarë, universiteteve apo edhe qendrave kërkimore shkencore. Sipas Ministres Kushi, bashkëpunimi i kërkuesve dhe universiteteve të dy vendeve është prioriteti absolut.
Së shpejti do të kemi edhe seminarin e Gjuhës Shqipe në Diasporë i cili do të zhvillohet në Vlorë këtë herë, ku do të mirëpresim së bashku me ministren Arbërien, miken e dashur, shumë mësues nga të gjitha vendet ku mësohet gjuha shqipe në diasporë.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Mars, 17:55
Kualifikueset e Botërorit, si e parashikoni Shqipëri-Andorra?
-
Fiton Shqipëria
82.7%
-
Barazim
8.4%
-
Fiton Andorra
8.9%
Vota total: 179
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Intervista e Hashim Thaçit në vitin 1999: 'UÇK-ja e solli NATO-n në Kosovë'
24 Mars, 18:46
-
Augustin Palokaj: Nuk duhet harruar pse u desh ndërhyrja e NATO-s
24 Mars, 16:39
-
Kosovë/ Vrasja e 19-vjeçarit me armë zjarri, autori pranon krimin, Prokuroria kërkon paraburgim! Xhaxhai i viktimës: S'kemi pasur konflikte me askënd
24 Mars, 13:36
-
Sot 26 vjet nga fillimi i sulmeve të NATO-s kundër regjimit të Millosheviçit
24 Mars, 08:37
-
Historike/ Kosova ‘shkel’ Islandën dhe ngjitet në Ligën B të Ligës së Kombeve
23 Mars, 20:30
-
Ish-zëdhënësi i NATO-s: Marrëveshja e Mbrojtjes mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë nuk është e drejtuar kundër Beogradit
23 Mars, 08:02
-
Frrok Çupi: Hashimi erdhi, pa, dhe pa se s’ishte Kurti
22 Mars, 14:40
-
Nderime për babanë e ndjerë, Hashim Thaçi 2 ditë në Kosovë! Takon familjen në EULEX, përkrahësit kërkojnë drejtësi (VIDEO)
22 Mars, 11:40
-
Aleanca ushtarake Shqipëri -Kosovë - Kroaci, zbardhet deklarata e përbashkët! Vengu: S'kemi traditë traktatet e fshehta në dëm të fqinjëve, Serbia po viktimizohet
22 Mars, 09:20
-
Mali i Zi thotë se nuk u ftua në nismën për bashkëpunim ushtarak të Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë
21 Mars, 22:28
-
Mediat serbe: Vuçiç po formon një aleancë si kundërpërgjigje ndaj asaj 'Kroaci-Shqipëri-Kosovë'! Ja me kë shtet po negocion
21 Mars, 22:24
-
Marrëveshja trepalëshe Kosovë-Shqipëri-Kroaci, Vjosa Osmani i përgjigjet Serbisë: Propagandë, burim destabiliteti në rajon
21 Mars, 13:43