Tiranë, 3 Korrik/ATSH-Z.Tosku-Në konferencën mbi Reformën e Sistemit Arsimor Parauniversitar  për kurrikulat e përbashkëta, Ministrja e MAS, Lindita Nikolla prezantoi raportin paraprak grupit të punës,pas konsultimeve me mësues, pedagogë, menaxherë arsimorë dhe studiues të arsimit nga vendit dhe Kosova.
Sipas Nikollës, modeli i ri i kurrikulave të përbashkëta midis Shqipërisë dhe Kosovës do të sjellë përshtatje me brezin e ri dhe do jetë sipas modelit Europian.
"Reforma e Sistemit Arsimor Parauniversitar do të sjellë ndryshime që përmirësojnë cilësinë e arritjeve, efikasitetin në përdorimin e burimeve, me përparësi në dy drejtime kryesore: kulturën e re të nxënies dhe menaxhimin efikas të burimeve", u shpreh Ministrja e MAS. /vijon/
/f.n/