Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla)Foto Arkiv)
Tiranë, 26 Qershor /ATSH-Z.Tosku/- Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, ishte dje e pranishme në festën e maturantëve në qytetin e Beratit , ku edhe një herë  është shprehur se Matura Shtetërore ofroi një standard të unifikuar në mirëadministrim, siguri dhe cilësi, në të gjithë vendin.
"Të dashur maturantë, bashkarisht me ju ne po ndërtojmë një model të ri për shoqërinë shqiptare, modelin e arritjeve me ndershmëri dhe vullnetit të qartë për meritokraci. Këto janë modelet që do të mundësojnë reformimin dhe ndryshimin e thellë të shoqërisë shqiptare, si një nevojë e domosdoshmëri në rrugëtimin tonë drejt familjes europiane",t ha Nikolla. Ajo theksoi se statusi kandidat për Shqipërinë, është vullnet i qartë për mbështetje në rrugën e reformave dhe modeleve të reja si ai që u arrit falë mirëadministrimit të Maturës Shtetërore 2014. Pas fjalës së saj përshëndetëse, në festën e organizuar nga DAR Berat, Ministrja zhvilloi një takim me maturantët e ekselencës, të cilët i përgëzoi për arritjet dhe i siguroi per mbështetjen e saj dhe të MAS për vazhdimin e tyre në rrugën e dijes. /a.ke/