Ministrja teknike e PD, ditën e
parë të punës e nis me një tende

Ministrja teknike e PD, ditën e<br />parë të punës e nis me një tende
TIRANE- Ministrja teknike e PD, Xhuljeta Kërtusha, e emëruar në ministrinë e Çështjeve Sociale me detyrën për të monitoruar që strukturat e ministrisë të mos përdoren për të ndihmuar fushatën elektorale të PS, dje, vetëm një orë pasi hyri në ministri, nënshkroi dokumentin e saj të parë zyrtar: mori kontrollin e tenderave publikë.

Historia është interesante për ta treguar, pasi tregon strategjinë e vërtetë që fshihej pas çadrës dhe pas kërkesës së përsëritur për qeveri teknike. Ndërkohë që, në publik, Basha kërkonte qeveri teknike për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme, privatisht shpresonte, në të vërtetë, të merrte pushtetin në tavolinë, duke përmbysur me forcë verdiktin elektoral të 2013-ës.

Me marrëveshjen e arritur javën e kaluar nuk arriti qëllimin e tij për të marrë postin e kryeministrit, por vetëm atë të shtatë ministrive (domethënë gati gjysmën e qeverisë) dhe është themelore të shohësh se si synon tani ta administrojë këtë pushtet. Vetëm për të kontrolluar që zgjedhjet të jenë të lira dhe të ndershme? Duket se nuk është kështu.

Mes ministrave teknikë, të propozuar nga Basha për të kontrolluar procesin zgjedhor, është Xhuljeta Kërtusha, e emëruar ministre e Punës dhe Çështjeve Sociale. Dje Xhuljeta Kërtusha (që është anëtare e Kryesisë së Partisë Demokratike) u paraqit në zyrë dhe gjëja e parë që bëri ishte të kërkonte se si bëhen prokurimet. Sipas asaj që i rezulton Shqiptares.com, në zyrën e saj janë paraqitur disa prej bashkëpunëtorëve më të afërt të ish-ministrit Blendi Klosi dhe, mes kafeve, batutave dhe të qeshurave, i kanë shpjeguar ministres së re gjërat më të rëndësishme për t’u ditur. Së pari, se ministrja që sapo iku, Olta Xhaçka, para se të linte detyrën, i kishte deleguar më 20 maj firmën për procedurën e prokurimeve sekretares së përgjithshme të ministries, Luneda Sufali. Pra, në rast se Xhuljeta Kërtusha donte të merrte kontrollin mbi prokurimet, duhet t’i hiqte të drejtën e firmës sekretares së përgjithshme dhe këtë kompetencë ta merrte sërish ministrja.

Po a nuk duhej të merrej më parë me monitorimin e fushatës elektorale? A nuk ishte më urgjente, ndoshta, të pyeste se deri ku strukturat e ministrisë ishin mobilizuar për të ndihmuar Partinë Socialiste në fushatën elektorale? Absolutisht jo, janë më të rëndësishëm tenderat. Kështu, tri orë pas hyrjes së saj, ministrja Kërtusha e gjeti të gatshëm në tryezë urdhërin e parë për të nënshkruar, me të cilin anulonte vendimin e firmosur nga ish-ministrja Xhaçka dhe e mori ajo vetë kontrollin e tenderave.  
    
Duke marrë në konsideratë emocionet e forta për shkak të pushtetit teknik për të shpërndarë para, në pak minuta Xhuljeta Kërtusha që nga dita e djeshme firmosi edhe tenderin e parë. Asgjë me rëndësi, tani për tani, pasi fjala është vetëm për sigurimin e pesë makinave të ministries, me vlerë prej afro 82 mijë lekësh. Por u duk vetëm si një test për të kuptuar se si funksionon dhe për ta vënë stafin në provë. Kujt mund t’i zejë besë?

Të shumtë janë ata që duken të gatshëm të përshtaten që tani, edhe për faktin se ministrja e paska sqaruar personelin që takoi që sa hyri se “më e pakta, do të jem këtu deri në shtator, ndoshta edhe më tutje”. Vetëm sekretarja e përgjithshme nuk firmosi me sy mbyllur kërkesat e Xhuljeta Kërtushës, ndoshta duke kujtuar fjalët e kryeministrit Edi Rama, i cili shumë herë ditët e fundit theksoi se ministrat teknikë të PD-së nuk janë emëruar për t’u marrë me tendera, por vetëm për të monitoruar zhvillimin e fushatës elektorale dhe për të qenë vigjilentë që strukturat e ministrisë të mos vihen në dispozicion të fushatës së Partisë Socialiste.

Po tani rreziku është që këto struktura të vihen në dispozicion të fushatës elektorale të PD-së: po për këtë kush do të vigjilojë?       

tenderi kertusha

tenderi kertusha
(Faksimile e tenderit)

Pas lajmit reagon Kërtusha: Shfuqizova urdhrin abuziv
Kertusha ka reguar pas lajmit ne media, por nuk mohon se ka shfuqizuar urdhrin e Xhackes.
"Bëjmë të ditur se vendimi i Ministres së Punës dhe Cështjeve Sociale sot është për shfuqizimin e një urdhëri të ish-ministres e cila ia kalonte kompetencat e saj Sekretarit të Përgjithshëm.
Shfuqizimi i këtij urdhëri absurd bëhet për të mbyllur cdo mundësi abuzimi nga administrata për interesa elektorale. Ministër Kertusha nuk do të firmosë asnjë tender deri në fund të mandatit të saj dhe do të angazhohet për sigurimin e transparencës, standarteve dhe ndalimit të cdo lloj abuzim
i"

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Mundësi Dudaev fiton pa u ndeshur, në drekë përballet për medaljen e bronztë

Paris 2024/ Mundësi Dudaev fiton pa u ndeshur, në drekë përballet për medaljen e bronztë