Ministrja Xhaçka udhëton drejt Bukureshtit, do të marrë pjesë në dy takime të rëndësishme

Ministrja Xhaçka udhëton drejt Bukureshtit, do të marrë pjesë në dy takime të rëndësishme

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhacka ka udhëtuar sot drejt Bukureshtit, pasi në datat 28 deri në 30 nëntor do të mbahen dy takime të rëndësishme.

Ministrja Xhaçka do të marrë pjesë në Takimin e Udhëheqësve, i Mynihut (Munich Leaders Meeting 2022), bashkë-organizuar edhe nga Rumania këtë vit. Ky takim i nivelit të lartë organizohet në kuadër të Konferencës së Munihut për Sigurinë (MSC), i njohur edhe si Core Group Meeting (Takimi i Grupit Bërthamë), dhe ofron një mundësi të mirë për të diskutuar mbisfidat kryesore të sigurisë në Evropën Lindore dhe Juglindore, përfshirë të ardhmen e Ballkanit Perëndimor dhe rajonit të Detit të Zi, si edhe kërcënimin që paraqet Rusia për rendinndërkombëtar, marrë parasysh mësymjen ushtarake ndaj Ukrainës.

Ndërsa të martën e të mërkurën do të mbahet në Bukuresht ministeriali i MPJ të vendeve aleate të NATO-s.

Takimi i Ministrave të Jashtëm parqet një mundësi mjaft të mirë për analizimin e situatës aktuale të sigurisë, veçanërisht vijimin e luftës në Ukrainë si dhe zbatimin e vendimeve kyçe të marra nga drejtuesit e qeverive në samitin e NATO, Madrid qershor 2022.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Alban Daci: Vota e shqiptarëve që jetojnë jashtë dhe politika si fenomen mosbesimi ndaj proceseve zgjedhore

Alban Daci: Vota e shqiptarëve që jetojnë jashtë dhe politika si fenomen mosbesimi ndaj proceseve zgjedhore