Minjtë pushtojnë zemrën e Parisit,
bilanci alarmant: 2 minj për bano

Minjtë pushtojnë zemrën e Parisit,<br />bilanci alarmant: 2 minj për bano
Edhe minjtë pëlqejnë një nga qytetet më të bukura të Europës.

Ndonëse të ardhur nga Azia pothuaj dy shekuj më parë, sot ata zgjedhin Parisin për të jetuar, thënë më mirë për të 'pushtuar'.

Pothuaj 4 milionë minj përballë 2.3 milionë banorë, një pushtim i vërtetë. Por minjtë zgjedhin edhe rrugët më 'chic' të Parisit, rruga De Rivoli është një e tillë.

E në fakt nuk është aspak një shaka, por qytetit është në një alarm të vërtetë.

Po kush e priste një bum të tillë të minjve?

Parizienët vetë ndoshta, shkrimtarët romancierë me siguri. Që në kohën e ‘Të mjerët” e Viktor Hugo minjtë ishin aq të mëdhenj sa mund të hanin edhe macet.

Por tashmë imagjinata po ndryshon brenda realitetit.

“Nuk janë agresivë, por janë shumë duke u shndërruar në një problem higjene”, shprehen banorët.

Minjtë kanë pushtuar pikërisht “ Place des Vosges” sheshi lukzos ku gjendet shtëpia e Hygos.

Marais një lagje tjetër luksoze, ku jetojnë me shumicë hebrenjtë, e mbushur me restorante, dyqane shik e lokale homoseksualësh po ‘mbretërohen’ nga minjtë. "New York Times" e vlerëson së kjo është kriza më e madhe që prej 100 vitesh.

Autoritetet janë përpjekur t’i sigurojnë qytetarët edhe pse shifrat janë alarmante.

Mesa duket tashmë francezët duhet t'i rikthehen sloganit 'Liberte', Liri, por Liri nga minjtë që u kanë pushtuar qytetin.

Redaksia Online
(e.m/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në Himarë/ Gushti ktheu himariotët në vendlindje, rritet pjesëmarrja në votime! 2% më shumë se në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023

Zgjedhjet në Himarë/ Gushti ktheu himariotët në vendlindje, rritet pjesëmarrja në votime! 2% më shumë se në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023