ITALI - Avokati mbrojtës i Silvio Berluskonit ka kërkuar në gjykatën e Milanos se ish-kryeministri duhet shfajësuar. Në mbylljen e argumenteve përfundimtare, avokati mbrojtës Niccolò Ghedini tha se nuk ka prova që dëshmojnë fajësinë e tij.  Ish kryeministri italian akuzohet se ka kryer marrëdhënie me pagesë me vajzën marokene Ruby gjatë kohës që ajo ka qenë minorene. Muajin e kaluar vajza marokene e njohur me pseudonimin “Ruby” tha në një seancë gjyqësore se në vilën e Berlsuconit nuk kanë ndodhur skena me natyrë seksuale.

Çështja “Ruby” shpërtheu në vitin 2010, ku në mediat italiane u publikuan disa foto ku shfaqej “kavalieri” në shoqërinë e vajzave të reja mes të cilave dhe Ruby, e cila ishte minorene në periudhën kur mendohet se ka qenë një ndër të ftuarat e Berlusconit. Berluskoni thotë se ai është viktimë e prokurorëve dhe gjykatësve, që janë kundërshtarë të politikës së tij. Verdikti për gjyqin e Berlusconi-t, me akuzën për marrdhënie seksuale me një minorene do të jepet më 24 qershor.
 
Redaksia online
(ar.sh/l.ç/shqiptarja.com)