Minoriteti, Greqia: Shqipëria
po minon rrugën drejt BE-së

Minoriteti, Greqia: Shqipëria<br />po minon rrugën drejt BE-së
Presidenti i Greqisë, Prokopis Pavlopoulos i është ankuar homologut të Francës për Shqipërinë, Maqedoninë dhe Turqinë, gjatë vizitës që Emmanuel Macron po zhvillon në Athinë.
 
Prokopis Pavlopoulos gjatë fjalimit të tij në darkën që ka organizuar për Emmanuel Macron ka deklaruar se Shqipëria po shkel të drejtat themelore të njeriut dhe në veçanti të pronës, referuar konflikteve në Himarë për planin e ri që u miratua në Kuç pak ditë më parë, ndërsa për Shkupin theksoi çështjen e emrit.
 
"Shqipërinë duhet të gjejë vendin e saj në Bashkimin Europian, por më parë duhet të respektojë të drejtat e njeriut, pasi aktualisht po e minon të ardhmen evropiane.
 
Kur shikojmë shkelje të tilla brutale të të drejtave themelore, si e drejta e pronësisë, si është e mundur që Greqia të favorizojë një perspektivë të till
ë” deklaroi ai.
 
Në fjalën e tij, Prokopis Pavlopoulos kritikoi edhe sjelljen e Turqisë, ndërsa kërkoi që të respektojë të drejtat ndërkombëtare.
 
Pak ditë më parë ishte ministria e Jashtme greke, ajo që fillimisht reagoi duke dënuar atë që ndodhi në Himarë, ndërsa paralajmëroi bllokimin e procesit të integrimit në rast se nuk respektohet minoriteti.


dy.b/shqiptarja.com
 

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri