'Kina po përgatit pushtimin e ishullit', Minsitri i Jashtëm në Tajvan ngre alarmin
Kina kryen stërvitje ushtarake
Ministri i Jashtëm i Tajvanit, Joseph Wu, tha të martën se Kina po përdor si pretekst për t’u përgatitur për pushtimin e ishullit stërvitjet ushtarake që nisi në shenjë proteste kundër vizitës së kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, Nancy Pelosi.
Në një konferencë për shtyp në Taipei, Joseph Wu tha se Tajvani, të cilin Kina e pretendon si territor të saj, nuk do të frikësohej edhe pse gjatë stërvitjeve Kina shkeli vijën mesatare jozyrtare poshtë ngushticës së Tajvanit.
"Kina ka përdorur stërvitjet ... për t'u përgatitur për pushtimin e Tajvanit," tha Wu, duke kërkuar mbështetjen ndërkombëtare për të ruajtur "paqen dhe stabilitetin në të gjithë ngushticën e Tajvanit", tha ai.
“Po kryen stërvitje ushtarake në shkallë të gjerë, po lëshon raketa, bën edhe sulme kibernetike me një fushatë dezinformimi dhe shtrëngimi ekonomik, në një përpjekje për të dobësuar moralin publik në Tajvan”, shtoi më tej.
Deklarata e Wu-së vjen pas tensioneve të “rizgjuara” mes Kinës dhe Tjavanit pas vizitës së Pelosit javën e shkuar.
Kina nuk e ka përjashtuar kurrë mundësinë e marrjes me forcë të Tajvanit, dhe të hënën zëdhënësi i ministrisë së jashtme kineze Wang Wenbin tha se Kina po kryente stërvitje normale ushtarake "në ujërat tona në një mënyrë të hapur, transparente dhe profesionale”, duke shtuar se “Tajvani ishte pjesë e Kinës”.
D.GJ/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4401
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nancy Pelosi operohet në kofshë pas rrëzimit gjatë një vizite në Luksemburg
14 Dhjetor, 19:27
-
Nancy Pelosi shtrohet në spital, pësoi një dëmtim gjatë një udhëtimi zyrtar në Luksemburg
13 Dhjetor, 21:58
-
Biden miraton dokumentin mbi sigurinë kombëtare, lidhur me katër vende kundërshtare të SHBA-ve
11 Dhjetor, 21:11
-
Anketimi: Shumica e amerikanëve dëshirojnë rolin drejtues të Shteteve të Bashkuara në skenën globale
7 Dhjetor, 15:29
-
Rritet shqetësimi nga thellimi i bashkëpunimit mes Pekinit, Moskës, Phenianit dhe Teheranit
6 Dhjetor, 07:36
-
Dita e Falenderimeve në SHBA, videoja nga AI: Trump del nga gjeli i detit dhe prish festën e Biden
30 Nëntor, 17:18
-
Presidenti Biden pritet të bisedojë me homologun Xi gjatë takimit të nivelit të lartë të APEC-ut
14 Nëntor, 09:08
-
Tragjedi në Kinë/ Makina përplas turmën, 35 të vdekur, 43 të plagosur (VIDEO)
12 Nëntor, 14:19
-
Zgjedhjet në SHBA/ Pelosi fajëson Joe Biden për humbjen e demokratëve: Duhej të ishte larguar më herët nga gara
9 Nëntor, 08:03
-
Shpërndau sekrete shtetërore, Kina dënon me vdekje zyrtarin
7 Nëntor, 16:48
-
Zgjedhjet në SHBA, Xi për Trump: Kina dhe SHBA do gjejnë rrugën e duhur për t'u marrë vesh në 'epokën e re'
7 Nëntor, 08:47
-
Trump premtoi se do të hakmerrej, cilët janë të shënjestruarit: Nga ish-shefi i FBI, te Zuckerberg
6 Nëntor, 17:56