MOSKË, 8 shkurt /ATSH-ANSA/ - Një konferencë telefonike, e konsideruar raskapitëse, u zhvillua sot pasdite mes kancelares gjermane, Angela Merkel dhe presidentëve francez, ukrainas dhe rus, respektivisht François Hollande, Petro Poroshenko dhe Vladimir Putin ku u propozua një takim në Minsk të mërkurën e ardhshme, në datën 11 shkurt, njoftuan burime ruse.
"Megjithatë, takimi në Minsk, i formatit Normandia (Rusia, Ukraina, Gjermania dhe Franca) do të bëhet vetëm nëse brenda këtyre ditëve do të arrihet në marrëveshje për disa çështje", deklaroi presidenti rus, Vladimir Putin.
"Dua t'ju njofton se sapo mbaruam së biseduari me homologët e Kievit, Berlinit dhe Parisit, në të ashtuquajturin format Normandia", deklaroi Putin, pas takimit me presidentin bjellorus, Aleksandr Lukashenko.
"Ramë dakord që të takohemi, por vetëm në rast se gjatë këtyre ditëve do të arrijmë marrëveshje për disa çështje", theksoi Putin./ a.jor.









