Minutat kritike të Berishës
e shtrijnë mbi tre tavolina

Minutat kritike të Berishës<br />e shtrijnë mbi tre tavolina
TIRANE- Pëvjetori i 21-të i themelimit të PD-së, nisi dhe mbaroi nën "shenjën" e Sali Berishës, i cili mbrëmë për herë të parë, publikisht u ndje keq dhe u detyrua të linte fjalimin, për tiu nështruar kujdesit mjekësore . "Shqiptarja.com" ndoqi nga afër minutat kritike që shoqëruan kryeministrin e vendit, ndërsa fliste në foltoren e hollit të Pallatit të Kongreseve, ndihmën e parë që iu dha pas skenës së festës dhe trajtimin e tij mjekësor në një kthinë të vendit ku zhvillohej festa.

Në 18.12 minuta ndërsa të gjithë të ftuarit kishin zënë vendet e tyre afër foltores së festës, jashtë Pallatit të Kongreseve buçitën fishekzjarret. Në sfond nisi muzika, që lajmëronte ardhjen e kryeministrit dhe kryetarit të PD-së. Të ftuarit nisën të duatrokasin dhe të përshëndesin me avoacione ardhjen e Liderit, që u duke te dera kryesore dhe pasi u dha dorën disa prej të pranishmëve në të dy anët e tapetit blu shkoi në radhë të parë.

Një filmim dhjetë minuta me historinë Sali Berishës, disidencën e tij, momentet e dhjetorit '90, të themelimit të PD-së, më pas të qeverisjes së tij në mandatin e parë 1992-1997 si president i vendit. Filimime me ish-ambasadorin Rajerson apo me ish-sekretarin e shtetit, Bejker. Asnjë fjalë për piramidat e qeverisë së PD-së, rënien e shtetit, vitin 1997 dhe krizën që pasoi ikjën e Berishës me armë. Pastaj për rikthimin e tij në pushtet, rolin e tij në drejtimin e vendit, anëtarësimin e vendit në NATO. Fitoren e tij në zgjedhjet parlamentare të vitit 2009 dhe ato vendore të vitit 2011.

MINUTE PAS MINUTE
ORA 18.46. Sali Berisha ndërpret fjalën. Duket se nuk mund të lexojë më. Fytytëbardhë, i mbetur pa fjalë, mbahet te foltorja. Afrohet truproja dhe e kap nga krahu i majtë. Afrohet edhe Myftar Gjana, ish-dhjetoristi, që ndodhet te krahu i djathtë i kryetarit të PD-së. Truproja e mban nga krahu. Afrohet edhe truproja tjetër dhe e mbajnë nga dy krahët, një vajzë nxiton me gojën tjetër të mbushur me ujë. Kryeministri ecën vetë, por rojet e tërheqin ngadalë në prapaskenë. Mërmërima në sallë. Tashmë të gjithë pyesin çfarë pati. Ka edhe duatrokittje. Disa minuta amulli pas banerit të djathtë prej cope, ku jepet imazhi i festës së 21 vjetorit të themelimit të PD-së.
Ka zhurmë. Në sfond, dikush ka vënë muzikë funebre. Njëri bërtet që të hiqet muzika. Truprojet marrin urdhër. Duhet hequr fonia e djathtë. Dy prej tyre, pa sukses, nuk arrijnë ta shkulin altoparlantin, derisa dikush ul zërin te boksi i zi.
Berisha është ulur, janë bashkuar disa prej tavolinave, prej mobilje të verdhë të llakuar, për të formuar një shtrat të drunjtë, ku është shtrirë kryeministri. Rreth tij, funksionarë të lartë të PD-së dhe të qeverisë. Si dhe shumë truproja.( Në foton e faqes tavolinat e bashkuara ku u shtri Berisha)

ORA 18.52. Drejt kryeministrit të shtrirë rendin mjekët e njohur kardiologë dhe ish-kolegë të Sali Berishës. Nestor Thereska i pari, Mentor Petrela i dyti. Nuk arrijnë të kalojnë, sepse vendin e kanë zënë tavolinat e mbushura me lëngje, alkoole, ëmbëlsira dhe fruta të banketit festiv. Mentor Petrela ngec te vazoja e madhe e një lule shqiponje dhe detyrohet të kthehet pas. Më në fund kalojnë dhe futen mes njerëzve, afër krevatit të sajuar për kryeministrin.

ORA 18.57. Sali Berisha ngrihet, rrethuar me njerëzit e tij, bashkëpunëtorë dhe truproja. Përshëndet me dy gishta, ndërsa turma brohoret dhe duartroket shefin e qeverisë që futet të një derë në anën lindore të Pallatit të Kongreseve.
Truprojet bllokojnë derën, ndërsa rrethohet me shirita bardh e kuq vendin ku ai ishte shtrirë. Në hollin e Pallatit të Kongreseve njerëzit u vërsulen tavolinave të mbushura. Janë fytyra të njohura nëpër institucionet zyrtare si dhe shumë pak militantë që kanë ardhur për të parë liderin dhe për të ngrënë e pirë.

ORA 19.02. Del e para Jozefina Topalli shoqëruar me truprojen. Duket se është shumë e vrarë në fytyrë. Takohet me njerëz në radhët e para që pyesin për berishë. 'Asht mirë, asht mirë"- u thotë njerëzve dhe ikën te foltorja, ku përsërit të njëjtat fjalë për shëndetin e Berishës dhe u uron të gjithëve "Gëzuar Krishtlindjet" (!!!), edhe pse njerëzit janë mbledhur për të festuar përvjetorin e themelimit të PD-së.
Pas Topallit nga dera ku u fut Berisha del Lulzim Basha. Kryebashkiaku, ngaherë fytyrëqeshur, është i nxirë. Humbet edhe ai mes turmës.
Në dhomën ku ndodhet Berisha që merr trajtim mjekësot futen figura të njohura, mes tyre edhe drejtori i TV Klan Aleksandër Frangaj dhe miku i tij, Samir Mane. Të ftuarit e tjerë nuk hyjnë. Brenda kanë shkuar Majlinda Bregu, Sokol Olldashi dhe zyrtarë të tjerë.

ORA 19.09. Drejt dhomës ku është shtruar Berisha vrapon edhe një infermiere me një aparaturë elektronike spitalore dhe disa pajisje të tjera. Ndërkohë jashtë ka ardhur ambulanca e parë dhe pas pesë minutash vjen e dyta.

Jashtë në benzin e kryebashiakut, hipën Lulzim Basha dhe ikën pas një ambulance. Ambulanca tjetër qëndron aty jashtë.
Brenda në hollin e Pallatit të Kongreseve të ftuarit po u japin dorën e fundit ushqimeve dhe pijeve të festës. Berisha është harruar. Disa militantë nxitojnë të bëjë foto te foltorja. Pasi mbaron, njëri tund disa letra dhe të fton të bësh një foto me disa letra format A4, duke thënë: "Hajde, është fjalimi i Doktorit"!.

Jashtë njerëzit nuk ikin, qëndrojnë në sheshin para Pallatit të Kongreseve dhe flasin, për… Sali Berishën.

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Komisioni Hetimor për Shëndetësinë mblidhet sërish sot, pritet miratimi i planit të hetimit dhe kërkesave për informacion

Komisioni Hetimor për Shëndetësinë mblidhet sërish sot, pritet miratimi i planit të hetimit dhe kërkesave për informacion