Minxhozi padit Kuvendin
në gjykatë: Dua 4 mln lekë
Deputeti i Partisë Socialiste kërkon nga Kuvendi i Shqipërisë shumën financiare që sipas tij rrjedh nga mosdhënia e tre rrogave mujore nga ky institucion. Padia mban nr.7708 dhe që është rregjistruar në 25 janar në sekretarinë e gjykatës.( ne foto Qemal Minxhozi)
TIRANE- Deputeti i Partisë Socialiste Qemal Minxhozi kërkon nga Kuvendi i Shqipërisë katër milion lekë, shumë financiare kjo që sipas tij rrjedh nga mosdhënia e tre rrogave mujore nga ky institucion. Mirëpo kërkesa e deputetit të rrethit të Matit, duket se është refuzuar nga drejtuesja e kuvendit Jozefina Topalli dhe për pasojë ai i është drejtuar Gjykatës së Tiranës ku ka depozituar një padi civile.
Padia që mban nr.7708 dhe që është rregjistruar në 25 janar në sekretarinë e gjykatës ka si objekt detyrimin e Kuvendit të Shqiperisë ti paguajë të gjitha përfitimet financiare që burojnë nga legjislacioni për statutin e deputetit dhe që lidhen me ushtrimin e funskionit për periudhën 25 shkurt deri në 31 maj 2010. Duket se për këtë periudhë kohe, deputeti Minxhozi të ketë munguar si rezultat i braktisjes nga opozita të punimeve të kuvendit, dhe për pasojë edhe kryetarja Topalli ka marë masa ekstreme deri në mosdhënien e rrogës mujore.
I kontaktuar nga gazeta "Shqiptarja.com" deputeti i PS Qemal Minxhozi është shprehur se kërkon që Kuvendi i Shqipërisë ti rikthejë shumën prej katër milion lekë. Momentalisht padia e depozituar nga ai do gjykohet nga gjyqtarja Manjola Bejleri, e cila pas dëgjimit të palëve në proces do vendosë nëse kuvendi duhet ti rikthejë shumën prej 4 milion lekë të vjetra deputetit Minxhozi ose jo.
Politika e kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, me pagat dhe dietat e deputetëve socialistë nuk përfundoi vetëm në sallat e gjyqeve por dhe tek dyert e trupit diplomatik në Tiranë. Në vitin 2010, grupi parlamentar socialist vendosi t'i drejtohet me një letër përfaqësuesve të shteteve më të rëndësishëm në marrëdhëniet me Shqipërinë në vendin tonë, për t'i vënë në dijeni mbi atë që ndodh realisht me trajtimin financiar të tyre nga ana e Kuvendit, si një përpjekje e vazhdueshme e kryeparlamentares Topalli për të frenuar apo asgjësuar rolin opozitar parlamentar. Sipas socialistëve, dietat dhe paga nuk jepet vetëm për pjesëmarrjen në kuvend dhe komisione, por edhe për të mundësuar ushtrimin e funksionit të deputetit në zonat e tyre përkatëse zgjedhore.
(sg/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Mendoni se arrihet objektivi i qeverisë për pagë mesatare 900 euro?
-
Po
54.2%
-
Jo
39.3%
-
Nuk e di
6.5%
Vota total: 834
Lajme të tjera
-
Beteja e Tiranës dhe diferencat e thella midis palëve
30 Mars, 08:52
-
E rëndë në Gramsh, pacienti 66-vjeçar hidhet nga kati i 4-t i spitalit, dërgohet me urgjencë në Tiranë
30 Mars, 08:45
-
Ambasadori amerikan: Marrëveshja e Ohrit do shënohet në histori! Ballkani Prëndimor duhet të bëjë përpjekje për t'u afruar me BE
30 Mars, 08:42
-
Përplasen dy helikopterë ushtarakë të SHBA-së në Kentaki
30 Mars, 08:42
-
‘Thumbi’ i Ronela Hajatit për kolegët: Suksese këtë verë zogj! Mesazhi për përfaqësimin e Shqipërisë nga Albina Kelmendi në Eurovision
30 Mars, 08:19
-
Basha që nuk u bë lider dhe Berisha që s’iku kurrë, e shkrinë PD-në
30 Mars, 08:17
-
Rama fton të rinjtë të bëhen pjesë e FA: Vijoni aplikimin për mundësitë e shumta
30 Mars, 08:05
-
Sot Kuvend, interpelancë me ministren e Financave nga Jorida Tabaku! Do të votohet projektligji i ‘Për tatimin mbi të ardhurat’
30 Mars, 07:52
-
Papa Françesku u shtrua në spital pas 'dhimbjeve në gjoks', mund të ketë çrregullim të ritmit të zemrës
30 Mars, 07:38
-
SHBA investon 690 milionë dollarë në programe për të fuqizuar demokracinë në mbarë botën
30 Mars, 07:26
-
Bakhmut, hendeku i fundit i luftës në Ukrainë! Zelensky: Së shpejti përfundon ofensiva ushtarake! Putin ndjen rrezikun e sanksioneve
30 Mars, 07:13
-
Tregu i sigurimeve u rrit me 19% për dy muajt e parë të vitit
30 Mars, 07:10