Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Hykmete Bajrami priti sot në takim Ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë Qemal Minxhozi.
 
Në takim u diskutua rreth thellimit të bashkëpunimit ekonomik midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës duke u ndalur konkretisht në ecurinë e punës së përbashkët të të dy qeverive në mënjanimin e pengesave tregtare të adresuara nga bizneset.
 
 Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)