Edhe pas 20 vjetësh që nga momenti që ato janë takuar për herë të parë, miqësia e regjisores Vera Grabocka dhe Miss-it të parë shqiptar Valbona Selimllari vijon të mbetet sërisht e fortë. Ato janë parë të dyja në një nga evenimentet e axhendës së kryeqytetit, duke reflektuar haptazi se miqësia e tyre vijon të jetë e konsoliduar. Edhe pse nuk bashkëpunojnë si dikur në produksione të njëjta, ato ende ruajnë një raport të mirë mes tyre. Grabocka aktualisht po merret me produksionin gjigand “X Factor” në televizionin Klan, ndërsa Selimllari sapo finalizoi projektin e fundit televiziv “Nga e para” në ekranin e Vizion Plus. Gjithsesi, përpos impenjimeve të tyre, ato gjejnë gjithnjë kohë për t’u takuar me njëra-tjetrën.
/Shqiptarja.com










