Miqësorja e luksit, Franca nuk
kursen yjet përballë Shqipërisë

Miqësorja e luksit, Franca nuk<br />kursen yjet përballë Shqipërisë
Ndryshe nga Italia, Franca ka grumbulluar të gjithë yjet për ndeshjen miqësore përballë Shqipërisë që do të zhvillohet më 14 nëntor në stadiumin “Route de Lorient” në Ren. Trajneri i ‘Gjelave” Didier Deschamps publikoi listën me futbollistët që do të ketë në dispozicion për takimin me kuqezinjtë dhe kundër Suedisë.

Shqipëria e drejtuar nga italiani De Biasi, do të ketë një mision të vështirë për të marrë një rezultat pozitiv edhe pse është thjeshtë një ndeshje miqësore, pasi në fushë do të jenë disa nga yjet e momentit në Evropë si Karim Benzema, Paul Pogba, Antoinne Griezman, Cabaye, Raphael Varane, Sagna e Hugo Lloris. Ndërsa Franck Ribery, nuk do të jetë për shkak se ka deklaruar largimin nga Kombëtarja për t’iu përkushtuar Bayernit. Për të parë ndeshjen në stadium bileta kushton 15 dhe 65 Euro.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë