Miqësorja, ekipi i Francës me
dy mungesa përballë Shqipërisë

Miqësorja, ekipi i Francës me<br />dy mungesa përballë Shqipërisë
TIRANË - Franca është kundërshtari i radhës i Shqipërisë në një miqësore luksi, që do të luhet mbrëmjen e të enjtes.

Didier Deschamp, tekniku i Francezëve ka publikuar programin e skuadrës së tij deri më datë 14 Nëntor, ditën kur dhe do të luhet miqësorja. Skuadra franceze nisi grumbullimin mesditën e së hënës ku disa lojtarë u testuan për gjendjen e tyre fizike.

Të martën, lojtarët e përzgjedhur nga Deschamps do të flasin për mediat në orën 15:45, ndërsa rreth një orë më pas do të nisin seancën stërvitore. Mësohet gjithashtu se ditën e mërkurë "gjelat" dot ë pushojnë, ndërsa të enjten kombëtarja do të udhëtojë drejt Rennes ku në datën 14 nëntor do të sfidojë Shqipërinë në "Stade de la Route".

Të enjten në orën 19:00 është parashikuar edhe konferenca për shtyp e trajnerit të kuqezinjve Gianni De Biasi, ndërsa në 19:30 lojtarët shqiptarë do të stërviten në stadiumin e Rennes.  Kombëtarja e gjelave në miqësoren ndaj Shqipërisë nuk do të ketë në dispozicion dy futbollistë të rëndësishëm si Blase Matuidi dhe Benoit Tremoulinas. Mesfushori i PSG-së, Matuidi është një nga lojtarët kyç për trajnerin Deschamps në qëndër të mesfushës.

Për të zëvendësuar 27-vjeçarin i cili ka pësuar një frakturë në dorën e djathtë në ndeshjen mes Paris Saint Germain dhe Marseille numri 1 i stolit të Francës ka grumbulluar mesfushorin e Lionit Maxime Gonalons./ATSH/

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë