Miqësorja, Ermir Lenjani: Shqipëria
po  rritet, nuk i frikësohemi askujt

Miqësorja, Ermir Lenjani: Shqipëria<br />po  rritet, nuk i frikësohemi askujt
Miqësoret me Francën dhe Italinë kanë shërbyer si një trampolinë mjaft e mirë për Ermir Lenjanin, i cili është kthyer në një objektiv kryesor për shumë ekipe në Europë, mes tyre Stuttgart, Köln, Eintracht Frankfurt, Verona dhe Lillë.

Me pasimet e sakta, triblimet dhe gjuajtjet pa hezitim nga distanca kanë bërë që shumë menaxherë të nisin kontaktet me kosovarin që luan te St. Gallen. Por Lenjani është duke shqyrtuar me kujdes të gjitha ofertat para se në merkaton e Janarit të vendosë.

Ndërsa përsa i përket ndeshjes me Italinë, shqiptari shprehet se “Luajtëm një ndeshje shumë të mirë, por në fund fati na ktheu shpinën. Ne po rritemi, dhe nuk ia kemi frikën asnjë kundërshtari. Përpara Shqipëri” shkruan ai.
 
"Vëllezër të futbollit"

Ndeshja mes Italisë dhe Shqipërisë në Xhenova pasqyroi realitetin e vërtetë miqësor që ekziston mes dy vendeve në çdo këndvështrim.
 itali shqiperi
“Vëllezër të futbollit”, është titulli të cilit ia kanë bashkëngjitur një fotografie grupi zyrtar i Kombëtares italiane “Nazionale Italiana di Calcio” në rrjetin social, Facebook.
 
Dhe, kjo më së miri e përshkruan atmosferën që mbizotëroi gjatë duelit në Xhenova, ku ishin të pranishëm mbi 20 mijë tifozë kuqezi.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë