Miqësorja me Italinë, FSHF nxjerr në
shitje biletat për ndeshjen, ja çmimi

Miqësorja me Italinë, FSHF nxjerr në<br />shitje biletat për ndeshjen, ja çmimi
Federata Shqiptare e Futbollit nxjerr në shitje biletat për miqësoren e luksit që do të zhvillojë përballë Italisë më datë 18 Nëntor në stadiumin “Luigi Ferraris” në Genova.

Biletat për të gjithë të interesuarit do të jenë të disponueshme nga ora 13:00 e datës 10 Nëntor pranë FSHF-së.

Bileta për të ndjekur ndeshjen do të kushtojë 10 Euro, çmimi është i vendosur nga Federata Italiane dhe FSHF nuk do të shtojë asnjë kosto tjetër.
fshf
FSHF njofton të gjithë të interesuarit se kusht i domosdoshëm për blerjen e biletës është ai i paraqitjes së një dokumenti identifikimi.

Sektori i biletave për tifozerinë shqiptare është ai i ilustruar në figurë në sektorët OL3 e TL5.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë