Miqësorja. Kombëtarja e femrave
kundër Kosovës për Pavarësinë

Kombëtarja e femrave do të zhvillojë të mërkurën më datë 17 shkurt, në orën 14:00 stadiumin “Elbasan Arena”, një ndeshje miqësore ndaj skuadrës kombëtare të Kosovës. Ky takim, do të zhvillohet pikërisht në një ditë historike. Atë të përvjetorit të pavarësisë së Kosovës. Nga ana tjetër ai do të ketë edhe vlera teknike për shkak se do të jetë një test i mirë, për të parë nga afër gjendjen e futbollistëve. Kjo, më tepër i shërben ekipit të trajnerit Altin Rraklli, pasi më 4 mars skuadra e tij do të luajë në “Elbasan Arena”, ndeshjen e radhës për eliminatoret e Kampionatit Europian “Holandë 2017”, kundër Ukrainës. Kujtojmë që pak kohë më parë u zhvillua miqësorja Kosovë-Shqipëri.

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Zjarret në Athinë, Greqia apelon për ndihmë ndërkombëtare