Miqësia Kinë-Rusi, Kërkesa për
Korenë e Veriut dhe SHBA-të

Miqësia Kinë-Rusi, Kërkesa për<br />Korenë e Veriut dhe SHBA-të
RUSI- Putin dhe Xi Jiping, i bënë thirrje nga Kremlini, Koresë së Veriut të vendosë moratorium për testet bërthamore dhe lëshimet e raketave balistike.

Rusia dhe Kina, i kërkuan edhe SHBA-së të ndërpresë manovrat ushtarake për të ulur tensionet në Gadishullin Korean.

Dy vendet e cilësuan si të papranueshëm testimin nga Pheniani të një rakete balistike që përfundoi në ujërat e Japonisë.

Ato u shprehën se ky lëshimi i raketës balistike gjatë të martës ështënjë provokim në një kohë që SHBA-ja përgatitet për festën e saj kombëtare.

“Koreja e Veriut, në bazë të vendimit politik të vullnetit të mirë, duhet të dekretojë një moratorium për testet bërthamore dhe lëshimin e raketave balistike, ndërkohë që SHBA-ja dhe Koreja e Jugut duhet të ndërpresin manovrat e tyre ushtarake të përbashkëta në shkallë të gjerë”, propozojnë ministritë e Punëve të Jashtme të  Rusisë dhe Kinës në një komunikatë të përbashkët.

Gjithashtu Moska dhe Pekini, aleatët më të afërt të Phenianit, u kanë kërkuar të gjitha palëve përkatësve vetëpërmbajtje, duke hequr dorë nga aktet provokuese dhe retorika luftarake, si dhe të tregohen të gatshëm për dialog pa kushte paraprake.

Dy presidentët, Putin dhe Xi Jiping kanë dënuar dhe vendosjen në Korenë e Jugut të sistemit mbrojtës antiraketë amerikan “Thaad”, që ka si qëllim t’i kundërvihet Koresë së Veriut, por konsiderohet si një kërcënim për sigurinë.

Ky propozim për moratorium erdhi pas një takimi në Kremlin mes presidentit rus , Vladimir Putin dhe presidentit kinez, Xi Jiping, gjatë të cilës dy drejtuesit diskutuan për çështjen koreane.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Del fotoja e mikut të biznesmenit që vdiq det, u arrestua sot! Do i vendosnin tritol anijes 'Finikas Lines', ishin konkurentë në linjën Sarandë-Korfuz

Del fotoja e mikut të biznesmenit që vdiq det, u arrestua sot! Do i vendosnin tritol anijes 'Finikas Lines', ishin konkurentë në linjën Sarandë-Korfuz