Miqësia me Gjermaninë, Meta kujton
Shtraus, Rama- rrugën e parë jashtë

Miqësia me Gjermaninë, Meta kujton<br />Shtraus, Rama- rrugën e parë jashtë
TIRANË  –  Kryeministri Edi Rama ka treguar sot, udhëtimin e tij të parë jashtë shtetit për në Gjermani, 30 vjet më parë,  me ekipin e tij të basketbollit të drejtuar nga trajneri Borova, udhëtim që përkonte me ardhjen për herë të parë në Shqipëri të politikanit gjerman Shtraus.
 
Rama gjeti rastin ta sillte këtë kujtim gjatë ceremonisë së inagurimit të grupit parlamentar të miqësisë shqiptaro-gjermane, krijuar me iniciativën e deputetit socialist Taulant Balla.
 
Që në fillim,  Kryeministri doli nga kornizat e formalitetit dhe la menjanë fjalimet, duke bërë shaka me Kryetarin e Kuvendit që i kishte thënë se nuk ishte e nevojshme të mbante fjalim zyrtar, por edhe me përkthyesen e gjermanishtes, që fjalët e tij padashje ia drejtoi Ballës e jo Metës:

"Sa po thosha që shyqyr që nuk di gjermanisht që të mërzitem me përkthyesen, por ishte fjala për ‘herr’ Metën jo për ‘herr’ Ballën. E përktheve gabim. Thuaja se dua t’i them zonjës gjermane që e kisha për kryetarin "e madh", jo për "të voglin". Epo  mirë,  se s’ka problem!”
 
Duke bërë shaka me këtë të fundit, Rama “ndreqi” deri diku, atë nervozizëm që tregoi me përkthyen e anglishtes, Ditën e Europës.
 
“Meqënëse nuk isha i përgatitur për këtë takim, “- tha Rama, - po nxitem nga ajo ç’ka tregoi Meta, ardhjen e Shtrausit në vendin tonë, pasi pak pas ardhjes së tij në Shqipëri, kam shkuar për herë të parë jashtë shtetit me ekipin e basketbollit të drejtuar nga Borova, në Gjermani.
 
Ai tha: “Para se të niseshim në aeroport, na paralajmëruan se tani do përballeni me botën kapitaliste.  E kam fjalën për dritat, na tha traineri, sepse si na mëson Partia, pas atyre dritave fshihet një mjerim shumë i madh. Nejse, shkuam në Gjermani, u përballëm atje me dritat dhe ai ndjehej shumë keq, sepse edhe ai kërkonte mjerimin prapa dritave po nuk po e gjente.
 
Kur po ktheheshim, rreth orës tre të natës, pamë rrugës një fabrikë më pak drita, sepse ishte mezi i natës dhe aty na thanë: Ja pra realiteti, na e kanë fshehur, fabrika s’ka drita!”
 
Kështu, kohët ndryshuar dhe sot jemi këtu që të përgëzojmë Taulant Ballën për krijimin e grupit Shqipëri - Gjermani dhe të gjithë pjesëtarët e këtij grupi për zgjedhjen që kanë bërë. Jam i bindur se ai do të jetë një instrument për të forcuar marrëdhëniet ndërmjet vendeve tona në shumë sektorë, veçanërisht në ekonomi.
 
Dua të falenderoj edhe ambasadorin gjerman për mbështetjen që u ka dhënë të dyja palëve për Shqipërinë në rrugën e integrimit.
 
Unë jam i bindur se ka shumë për të bërë në drejtim të kësaj marrëdhënieje si dhe që roli i Gjermanisë është shumë i rëndësishëm jo vetëm në zhvillimin e vendit tonë, por të të gjithë rajonit,"- përfundoi ai.

META: SHQIPTARET PER SHTRAUSIN THONE AH, SI NUK U LIDHEM QE ATEHERE ME GJERMANINE

metaKreu i Kuvendit të Shqipërisë, që hapi ceremoninë e inagurimit të grupit të përbashkët të parlamentarëve shqiptarë dhe gjermanë, tha:
 
“Në gusht bëhet 30 vjet nga koha kur politikani i madh i Gjermanisë dhe Bavarisë, Jozef Shtraus vizitoi Shqipërinë. Sot kur flitet midis shqiptarëve për këtë temë gjithmonë për marrëdhëniet me Shqipërinë gjithmonë thuhet: Ah si nuk u lidhëm që atëherë me Gjermaninë kur erdhi Shtrausi. Sepse vërtetë ka qenë një mundësi e shkëlqyer e Shqipërisë për të hyrë në rrugën e tranzicionit dhe progresit.

Natyrisht që ne sot jemi të lidhur shumë ngushtë me Gjermaninë edhe në planin bilateral, edhe si anëtar të NATO-s, por edhe në procesin tonë të integrimit evropian, por mbeten ende shumë potenciale dhe hapësira të pashfrytëzuar për konsolidimin dhe zgjerimin e këtyre marrëdhënieve. Dhe unë besoj se ky grup i cili inaugurohet sot në Kuvendin tonë do të japë një kontribut të spikatur në këtë drejtim.”- përfundoi Meta. 

AMBASADORI GJERMAN: KEMI MARREDHENIE TE SHKELQYERA

Ambasadori gjerman, duke zhvilluar edhe ai një bisedë të ngrihtë e jashtë kornizave, iu drejtua sallës me humor duke nënkuptuar Ramën:

"Shqiptarët kanë një veçori: Edhe kur nuk janë të përgatitur, janë në gjendje të mbajnë fjalime gjithpërfshirëse..."

Më tej, Ambasadori "ngacmoi" kreun e Kuvendit, Metën, të cilin e falenderoi që zgjidhi për takimin, këtë ditë të ngrohtë: "Sot kemi dhe një mot të shkëlqyer; falenderoj Kryetarin e Kuvendit që gjeti këtë ditë me mot të shkëlqyer se në fakt isha i shqetësuar për kushtet e motit,"- buzëqeshi ai dhe e vazhdoi fjalën e tij me marrëdhëniet "e shkëlqyera" siç i cilësoi, ndërmjet dy vendeve. 

“Jemi të angazhuar fuqishëm në Shqipëri, me një vlerë me më shumë se 1 miliardë euro,"- tha ai. - "Këto fonde janë angazhuar në sektorë mjaft të rëndësishëm. Ajo ç'ka nuk duhej të bëni në këto momente, është që mos të flisni së tepërti, dhe mos e ekzagjeroni duke folur në  mënyrë populiste për Evropën dhe BE. Pikërisht ky është momenti , ku më të vendosur se kurrë duhet të jeni në mbështetje  dhe të deklaroheni pro Evropës. Në Bruksel  pas katër javësh do të merret një vendim i rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë, dhe dëshiroj të them se nëse Shqipëria vazhdon të ndjek në mënyrë konsekuente  kursin e reformave, unë jam optimist”

Redaksia online
(armanda shtembari/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç