Shumë prej ekipeve të Superligës dhe më konkretisht ata të vendeve të para kanë zhvilluar të mërkurën miqësore para se kampionati të rinisë me 3 qershor.
Në kompleksin stërvitor ‘Skënder Halili’ Tirana e vendit të parë është testuar me Vorën, të cilën e ka mposhtur 3-2, por me shumë vështirësi për një skuadër që këtë sezon është favorite kryesor për të fituar Superligën.
Po në kompleksin stërvitor ku stërvitet Partizani ka luajtur kundër miqësoren kundër Turbinës së Cërrikut, të cilën e ka shpërtalluar me rezultatin 8-1. Një fitore tenistike që jep shpresë për kampionët në fuqi, ndërkohë që golat u shënuan nga Cara, Bardhi dy herë, Çinari, Telushi, Solomon, Llanaj dhe Braun.
Në miqësoret e ditës së djeshme nuk zhgënjeu pritshmëritë as Kukësi i Orges Shehit. Verilindorët kishin përballë Sopotin. Të besuarit e trajnerit Orges Shehi ia dolën pa shumë mundim të triumfonin me rezultatin 0-3. Golat për ekipin e trajnerit Orges Shehi u shënuan nga Vasil Shkurtaj (dygolësh) dhe Kuper.
Sakaq në Durrës, Skënderbeu i Ilir Dajës ka triumfuar lehtësisht përballë Dinamos së Kategorisë së Parë. Korçarët shënuan katër herë, falë dygolëshit të sulmuesit Krasniqi e realizimeve të Jashanicës dhe Pusit.
Ne.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
17 Mars, 09:11
Mendoni se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të jetë më cilësor?
-
Po
46.8%
-
Jo
41.9%
-
Nuk e di
11.2%
Vota total: 935
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Hakmarrje primitive, FSHF lë Kombëtaren pa ultras! Anëtari i TKZ për Report TV: Na thanë mos kundërshtoni Euro 2027 me Serbinë, mungojmë në 'Wembley'
18 Mars, 13:03
-
Ndeshja kundër Anglisë, Asllani: Në Londër s'shkojmë për turizëm, duam Botërorin! Bajrami: Të mësojmë nga gabimet
18 Mars, 12:01
-
Tiranë/ Grabiti lokalin dhe tentoi të vidhte dy makinat e parkuara aty pranë, arrestohet 47-vjeçari
18 Mars, 11:40
-
Ekstradohet sot nga Spanja ish-kreu i bandës së Durrësit, Lulzim Berisha në kërkim për vrasjen e rivalit Klodian Saliu
18 Mars, 11:33
-
Tiranë/ 30 plumba kallashnikovi fasadës së ‘CFO Pharma’! Kamerat “kapin” një makinë të errët, pronari: Nuk kam konflikte (VIDEO)
18 Mars, 11:27
-
Shqipëria, Kosova dhe Kroacia, marrëveshje trepalëshe ushtarake
18 Mars, 10:58
-
'Boll kam pritur!'/ Mesazhi i Braçes: Betejë për pensionistët, nderin dhe dinjitetin! Dua të jem në Kuvend për të luftuar ‘frikën’ e ministrave të Financave (mes tyre Ahmetaj)
18 Mars, 10:47
-
Kombëtarja 'në kazermë', Sylvinho izolon ekipin! S'ka vizita dhe kafe
18 Mars, 08:26
-
Tiranë/ Shkrumboi dy makinat e xhaxhait pas sherrit të pronësisë, shpallet në kërkim 30-vjeçari! Nëna iu vra nga kunati më 2019, pretendon se s'i dhanë pjesën (EMRI)
17 Mars, 13:11
-
Tiranë/ Thyen masën e arrestit shtëpiak dhe plagos me thikë 37-vjeçarin pas sherrit, arrestohet i riu!
17 Mars, 12:38
-
Java e 30 e Superligës, 4 barazime në 5 ndeshje! 3 pikët në Shkodër, trajneri i Skënderbeut: Fitore e madhe
17 Mars, 12:02
-
Tiranë/ U kap me 2800 euro false, vihet në pranga, 20 vjeçari! Nis hetimi për të vëllain dhe mikun e tyre
17 Mars, 10:47