Miqësorja e Kombëtares me Italinë, konfirmohet data për sfidën e ‘Air Albanias’! Pritet edhe një ‘vëllazërore’

Miqësorja e Kombëtares me Italinë, konfirmohet data për sfidën e ‘Air Albanias’! Pritet edhe një ‘vëllazërore’

Moment nga ndeshja Itali-Shqipëri në 2018

Më 16 nëntor do të luhet në ‘Air Albania’ ndeshja miqësore e kombëtares kundër Italisë. Ishte presidenti i federatës italiane të futbollit Gabriele Gravina ai i cili e tha fillimisht, ndërsa tani është konfirmuar data nga të dy federatat.

Në këtë periudhë do jetë Botërori në Katar, por duke qenë se Italia nuk siguroi kualifikimin do bëjë një test në ‘Air Albania’. Kampionët e Europës kanë planifikuar kundër kuqezinjve një 90 minutësh për të parë formën e lojtarëve dhe për qartësuar idetë për të ardhmen.

Në historinë e përfaqësueses shqiptare, kjo do të jetë miqësorja e dytë pas asaj të vitit 2014, kur Shqipëria u mposht 1- 0 në minutën e 82-të me golin e Stefano Okakës. Por jo vetëm kjo miqësore, pasi me kombëtaren italiane kuqezinjtë kanë luajtur edhe dy sfida të tjera, të vlefshme për kualifikueset e Botërorit “Rusi 2018”, ku u shortuam në grup.

Po ashtu, edhe këto dy takime kanë përfunduar me fitoren e “Axurrëve”, 2-0 në Itali dhe 0-1 në Shkodër në vitin 2017.

Ende nuk është kofirmuar por po diskutohet që kuqezinjtë të bëjnë edhe një tjetër ndeshje miqësore në nëntor. Bëhet fjalë për një vëllazërore kundër Kosovës që mund të luhet në Gjermani ose Zvicër.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU