"Miqtë e Sirisë":
Plani Anan, shansi i fundit

Plani Anan, shansi i fundit">
PARIS - Nëse plani i Annan në Siri dështon, vendi do shkojë drejt luftës civile dhe Këshilli i Sigurimit do të duhet të shohë opsione të tjera. Kështu është shprehur ministri i jashtëm francez Alain Juppe në Paris ku janë mbledhur “Miqtë e Sirisë”, me pjesëmarrjen e vendeve kryesore perëndimore dhe arabe.

“Ne nuk mund të presim, tha Juppe, nuk kemi kohë. Duhet të veprojmë shpejt. Përndryshe do na duhet të shohim çfarë opsionesh të tjera ka Këshilli i Sigurimit dhe komuniteti ndërkombëtar”.

Dështimi i planit të paqes, tha Juppe, do të sjellë luftë civile dhe konfrontime rajonale. Ndërsa sekretarja amerikane Klinton e quajti situatën e tanishme të krizës “një pikë kthese kruçiale” dhe kërkoi aksion më të fortë për të vënë nën presion Bashar al-Assad

Rusia, megjithëse e ftuar, nuk mori pjesë në takim duke thënë se po ndiqen strategji që synojnë vetëm të izolojnë qeverinë siriane dhe kjo është në dëm të përpjekjeve për paqe.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-Moon tha sot se situata në Siri është “shumë e paqëndrueshme”. OKB arriti sot një marrëveshje paraprake me qeverinë siriane për rregullat e vendosjes së vëzhguesve të saj që do të monitorojnë zbatimin e armëpushimit sipas planit të Kofi Annan.

Ban Ki-Moon tha se ai kishte parë prova “thellësisht shqetësuese” të vazhdimit të dhunës, pavarësisht rënies dakort për një armëpushim. Zoti Ban tha se ai donte një numër prej 300 vëzhguesish për tre muaj në Siri dhe se qeveria siriane duhet t’u sigurojë atyre akses në të gjithë territorin.

Në lidhje me zërat nga korrespondentë të ndryshëm se Këshilli i Sigurimit mund të shfaqë ndroje për të dërguar vëzhgues të paarmatosur ndërkohë që dhuna vazhdon, Ban Ki-Moon tha se misioni nuk është pa rrezik, por një mision i OKB në terren, me rregulla të qarta, do të ndihmojë në përmirësimin e situatës.

(ep/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje