Miqtë e Luiz Ejllit kanë folur publikisht për këngëtarin dhe jetën e tij jashtë Big Brother VIP. Joni dhe Mario që i bënë surprizë këtë të shtunë, thanë se Luizi është energjik dhe plot humor ndërsa theksuan se nuk vuan nga asnjë sëmundje.
Mario tregoi nëse një emision televiziv se historia që u tregua nga miku i tij mund të jetë bërë për shkak të presionit të madh, ndërsa Joni nënvizoi faktin e javët e para për Luizin nuk ishin aspak të lehta.
‘Nuk mund ta komentojmë se ajo është gjyq i kryer publikisht. Besoj se ka ndikuar edhe pjesa që ka nevojë njeriu që gjen mjete rrethanore për të qenë i brishtë ose për t’u futur në konfidencë me dikë. Ndoshta edhe nëse ka pasur diçka më minore e ka zmadhuar që të afrohet shpejt me dikë. Për aq sa unë e njoh, jo nuk është i sëmurë. Luizi fle në 2 të mëngjesit dhe çohet në 6 të mëngjesit. Ka presion, sigurisht. Ndoshta ka provuar duke matur pulsin, duke bërë dhe viktimën se ka parë po të bëj kështu jam gabim, po të bëj ashtu jam gabim. Se e ka parë se javët e para nuk kanë qenë të mira’, thanë ata.
Joni dhe Mario zbuluan gjithashtu se kanë kontakte me familjen e tij që ndodhet në Amerikë dhe nëna është shumë e shqetësuar për shëndetin e Luizit. Ndërsa si moment të vështirë, ata cilësuan ndarjen nga lidhja disavjeçare dhe humbjen e të atit. Ata folën edhe për Kiara Titon, për të cilën Joni thotë se nuk do e duronte dot.
Joni: Të shoh Luizin duke qarë për një femër nuk e kam parë. Dua ta besoj se është e vërtetë. Kiara ka momentet e veta ku nuk është e sigurtë, ka gjëra që mua nuk më pëlqejnë, e largon në një mënyrë, që të jem unë, them ik moj 1 jetë kam. Nuk do e duroja. Luizi është shumë i përfshirë, po e duron shumë, ndaj them është shumë i përfshirë me Kiarën.
Mario: Luizi është shumë i dashur, mundohet të japë gjithçka. Ndikon edhe shtëpia. Sjellja ndaj të tjerëve.
Joni: Për Kiarën ndikon shtëpia.