Manastirliu: Mbrojtje fëmijëve në situatë rruge, denoncim prindërve që i shfrytëzojnë

Manastirliu: Mbrojtje fëmijëve në situatë rruge, denoncim prindërve që i shfrytëzojnë

Ministrja Ogerta Manastirliu

Janë menaxhuar 158 fëmijë në situatë rruge dhe në 4 raste prindërit u dërguan për procedim.

Në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë është mbajtur takimi i grupit të deputetëve “Miqtë e Fëmijëve”. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastarliu gjatë fjalës së saj theksoi se janë bërë hapa përpara për garantimin dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve.

 “Agjenda Kombëtare për të Drejtat e Fëmijëve 2017-2020, është dokumenti i parë politik, i cili është konsultuar me fëmijët. Konsultimi i këtij dokumenti me 106 fëmijë të moshës shkollore, mes të cilëve edhe fëmijë me aftësi ndryshe,  tregon se për herë të parë zëri i fëmijëve po dëgjohet”,  tha Manastirliu.

 Manastirliu paraqiti të dhënat 8-mujore për sa i përket menaxhimit të rasteve për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve.

Për 50 fëmijë janë zbatuar masa mbrojtëse. Në 8-muaj janë identifikuar 165 raste të fëmijëve në situatë rruge,  nga të cilat 158 raste prej tyre janë në proces menaxhimi.

Ministrja e vuri theksin tek Linja e Këshillimit të Fëmijëve 116111, e cila për herë të parë po financohet nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ku fëmijët mund të denoncojnë vetë çdo situatë dhune.

 “Mekanizmi më i ri financiar, ai i Fondit Social i ngritur këtë vit, i jep mundësi bashkive për të parashikuar ngritjen e shërbimeve me bazë komunitare, për të siguruar integrimin social të fëmijëve në nevojë për mbrojtje” , tha ministrja.

Manastirliu u shpreh se kujdesi shëndetësor për nënën dhe fëmijët është po aq i rëndësishëm sa kujdesi social i tyre.

“Kemi përfshirë në kalendarin e imunizimit dhe vaksinimit për herë të parë të vaksinës së rotavirusit, duke e çuar në 12 numrin e vaksinave që ofrohen për fëmijët nga zero në 18 vjeç. Janë 22,369 fëmijë që kanë përfituar bonusin e bebes këtë vit, nga të cilët 15,952 fëmijë të lindur në spitalet publike dhe 6,417 fëmijë të lindur në spitalet private ose jashtë vendit.”, deklaroi Manastirliu.

“Miqtë e Fëmijëve”, funksionon si grup në Kuvendin e Shqipërisë, nën kujdesin e Kryetarit të Kuvendit, z. Gramoz Ruçi.

Grupi “Miqtë e Fëmijëve” përbëhet nga 24 deputetë, të përkushtuar ndër vite në avancimin e të drejtave të njeriut, të fëmijëve, të grave etj, gjë që e bën punën e Grupit, sa të larmishëm aq edhe mbështetës në drejtim të vështrimit të të drejtave të fëmijëve nga këndvështrime dhe eksperienca të ndryshme profesionale, duke propozuar edhe zgjidhje  nga ana e ligjvënësve.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë