Mirëmbajtja e mjeteve, PD: Qeveria 
gënjen,2 milion euro ndërtuesve

Mirëmbajtja e mjeteve, PD: Qeveria <br />gënjen,2 milion euro ndërtuesve
Partia Demokratike ka akuzuar kryeministrin Rama se po thellon skandalin me luksin qeveritar duke theksuar se është një gënjeshtër mirëmbajtja e automjeteve pasi 2 milion eurot Rama ka vendosur t'ia japë ndërtuesit të tij persona.

"Faktet janë kokëforta. 2 milionë euro ka vendosur Edi Rama tia japë ndërtuesit të tij personal, të vilave të tij në Dradhë dhe ne Durrës, Gon Papulit, që ai vetë dhe ministrat e tij, të thellojnë edhe më shumë pabarazinë, varfërinë e mjerimin në këtë vend. 44 makina luksi për Ramën dhe ministrat e tij. 2 milionë euro që tahirët, beqët e damianët me në krye Ramën, ti shohin qytetarët nga xhamat e errët të Jaguarëve modeli i fundit"- tha deputetja Mimoza Hajdarmata në një deklaratë për mediat

Ja deklarata e plotë e Hajdarmata
Thellohet skandali me luksin qeveritar.
Revolta e menjehershme e  qytetarëve pas vendimit të Edi Ramës, për t’i shtuar rehatisë së tij dhe të ministrave edhe nga një Jaguar të tipit të fundit me paratë e shqiptarëve, e nxiti qeverinë që të genjejë turpshëm. Zyra ku prodhohet  propaganda e Edi Ramës,  pretendon se po kursehet dhe thotë se aktualisht qeveria shpenzon 636 mijë euro për mirëmbajtjen e makinave që ka.

Në fakt, qeveria ka shpenzuar në një vit vetëm 23 mijë euro për mjetet e transportit, referuar këtij dokumenti zyrtar të thesarit.
Zyra e Edi Ramës ka genjyer 30 fish, me shumën e paraqitur.
Një përpjekje e dëshpëruar për të mbuluar këtë shpenzim skandaloz për luks qeveritar, për ministrat e zhytur në korrupsion.

Faktet janë kokëforta. 2 milionë euro ka vendosur Edi Rama tia japë ndërtuesit të tij personal, të vilave të tij në Dradhë dhe ne Durrës, Gon Papulit, që ai vetë dhe ministrat e tij, të thellojnë edhe më shumë pabarazinë, varfërinë e mjerimin në këtë vend. 44 makina luksi për Ramën dhe ministrat e tij.

2 milionë euro që tahirët, beqët e damianët me në krye Ramën, ti shohin qytetarët nga xhamat e errët të Jaguarëve modeli i fundit. Dhe në fund, sërish makinat i mbeten Papulit të Ramës. Një aferë e pastër korruptive që kutërbon mbare vendin. 2 milionë euro që do mjaftonin për t’u falur qytetarëve të pamundur kamatvonesat e energjisë.
2 milionë euro, pagesa e 41 mijë të papunëve, ose 34 mijë pensione fshati, apo 18 mijë e 700 pensione qyteti, që Edi Rama ia jep Papulit të tij.

Shqiptarët nuk mund të lejojnë një tallje të tillë nga qeveria.Eshtë ora për tu ngritur e për ti ndalur hajdutët e xhamave të zi.

Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Arrestimi i ultrasve për lidhjet mafioze, Inter dhe Milan mund të vendosen nën kontrollin e jashtëm! Takimet me futbollistët

Arrestimi i ultrasve për lidhjet mafioze, Inter dhe Milan mund të vendosen nën kontrollin e jashtëm! Takimet me futbollistët