Thinking Machines Lab, startup-i i Mira Muratit për Inteligjencën Artificiale, të cilin ajo e themeloi vitin e shkuar, ka ndërmend të revolucionarizojë sërish botën e teknologjisë duke ndërtuar një model IA që mund të bashkëbisedojë me përdoruesin në kohë reale.
Çdo model IA i deritanishëm funksionon në të njëjtën mënyrë. Përdruesi flet, ai dëgjon. Chatbot-i përgjigjet, përdoruesi dëgjon. Thinking Machines Lab po përpiqet ta ndryshojë këtë duke ndërtuar një model që përpunon fjalinë e përdoruesit dhe gjeneron një përgjigje në të njëjtën kohë, kështu që komunikimi ngjan më shumë me një telefonatë sesa me një zinxhir mesazhesh.
Termi teknik për këtë është “full duplex”, dhe kompania pretendon se modeli i saj, TML-Interaction-Small, përgjigjet në 0.40 sekonda, që është afërsisht shpejtësia e një bisede normale mes njerëzish dhe dukshëm më e shpejtë se modelet e OpenAI dhe Google.
Megjithatë, bëhet fjalë për një projekt paraprak dhe jo një produkt konkret. Kompania ende nuk e ka nxjerrë në treg publikun. Sipas saj, një “pasqyrë e kufizuar kërkimore” do të vijë në muajt e ardhshëm, ndërsa këtë vit pritet të dalë në shkallë të gjerë.
Nëse përvoja reale do t’i përmbushë pretendimet teknike, kjo është diçka që nuk do ta dimë derisa njerëzit ta përdorin realisht.
Komente











