Miranda Kerr ka treguar që po mundohet të kalojë ndarjen nga bashkëshortin i saj Orlando Bloom.

Ata janë ndarë në tetor të vitit të kaluar dhe modelja tregon për revistën The Edit që po mundohet të qëndrojë më shumë me djalin e saj të vogël Flynn.

Modelja e Victoria’s Secret e pranon që është në ditët e saj të këqija por të gjithë kanë kohët e tyre jo të mira, thotë ajo.

miranda kerr

Ajo po kujdeset edhe për produktet e saj për përkujdesjen e lëkurës KORA.

Madje kur e pyesin Mirandën se cili është profesioni i saj, ajo nuk e pranon kurrë që është modele, por thotë se kujdeset për linjën e produkteve të lëkurës KORA.

Miranda kishte një lidhje tre vjeçare me Orlando Bloom.

Nëse ke një vështirësi duhet ta kalosh dhe nëse nuk e kalon dot duhet të gjesh diçka tjetër që të bën të ndihesh mirë, shprehet modelja.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)